Gjatë pritjes

UshtrimeT gjatë shtatzënisë

Simptomat e zakonshme të shtatzënisë përfshijnë ënjtje të kyçeve të këmbëve, pagjumësi, fryrje të barkut madje edhe kapsllëk. Po mendoni se si të lehtësoni dhimbjen gjatë këtij momenti të veçantë i cili bën ndryshime në jetën tuaj? Përgjigja është ushtrime fizike! Pavarësisht nëse shkoni në palestër rregullisht ose bëni një jetë joaktive, pak aktiviteti fizik mund të ndihmojë! Aktiviteti fizik mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të lehtësojë simptomat e lodhjes, kapsllëkut, vjelljes. Madje mund t’ju ​​ndihmojë për rimëkëmbjen e shpejt pas lindjes.
Përpara që të shkoni në palestër, lexoni këshillat tona mbi ushtrimet fizike gjatë shtatzënisë.

A ËSHTË E SIGURT TË BËHEN USHTRIME FIZIKE GJATË SHTATZËNISË?

Ushtrimet fizike gjatë shtatzënisë kategorikisht janë të sigurta dhe shpesh rekomandohen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gratë që kanë qenë rregullisht aktive fizikisht para se të mbeten shtatzënë.
Shumica e specialistëve mjekësorë rekomandojnë që njerëzit fizikisht aktivë të qëndrojnë aktiv, me kusht se ndihen rehat dhe nuk kanë sëmundje të tjera që i bëjnë ata të jenë më të kujdesshëm. Rreziqet e aktivitetit me intensitet mesatar gjatë shtatzënisë janë shumë të vogla. Kjo nuk rrit rrezikun që fëmija të lindet me peshë të ulët, për lindje të parakohshme ose humbje të hershme të shtatzënisë. Nëse nuk keni qenë aktiv para se të mbeteni shtatzënë, mund të filloni me disa ushtrime mesatarisht të vështira. Mos harroni të vendosni kufij mbi ngarkesën që mund të mbani dhe mos e teproni! Ushtrimet nuk duhet të jenë të vështira për të qenë të dobishme. Mos harroni se tani nuk është koha për të bërë ushtrime për humbjen e peshës. Qëllimi juaj është të jeni të shëndetshëm – ju dhe foshnja juaj.
Gjithmonë është mirë të kërkoni këshillë nga mjeku, nëse nuk jeni të sigurt për diçka gjatë shtatzënisë. Përpara që të filloni të merreni me diçka që kërkon më shumë mundim, veçanërisht ushtime të reja fizike, merrni një “leje” nga mjeku juaj.
A e dini se: Sipas disa studimeve aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve tek femra siç janë preeklampsia dhe diabeti gestacional.

DOBITË E USHTRIMEVE FIZIKE GJATË SHTATZËNISË?

Exercise during pregnancy

Mundohuni të bëni ushtrime fizike të paktën 30 minuta në ditë. Nëse kjo është e vështirë për ju, bëni aq sa mundeni! Gjëja e rëndësishme në këtë rast është të mbani një mënyrë jetese aktive dhe të mbani gjakun në lëvizje. Ushtrimet fizike mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë duke stimuluar nivelet e energjisë suaj. Ato gjithashtu mund të forcojnë ndjenjën tuaj të kontrollit gjatë kësaj periudhe të ndryshimit. Trupi juaj po pëson ndryshime të reja, kështu që pak energji dhe kontroll shtesë janë të mirëseardhur.
Një këshillë nga Surecheck: Filloni me përgatitjen e një grafiku të ushtrimeve fizike gjatë javës.
Ushtrimet fizike mund të ndihmojnë në lehtësimin e tensionit fizik siç janë dhimbjet në shpinë dhe qëndrimi jo i drejtë i trupit përmes forcimit dhe tonizimit të muskujve të shpinës, ijëve dhe kofshëve.
Meqenëse trupi juaj po përgatitet për lindje dhe pëson ndryshime hormonale, nyjat fillojnë gradualisht të lëshohen. Ushtrimet e rregullta fizike mund të evitojnë dobësimin e tyre përmes aktivizimit të lëngut lubrifikues. Ky aktivitet fizik madje mund të parandalojë shfaqjen e kapsllëkut gjatë shtatzënisë për shkak të lëvizjes në traktin gastrointestinal.
Ushtrimet e rregullta fizike ndihmojnë për humorin tuaj duke stimuluar prodhimin e endrofinave. Është e zakonshme që gratë gjatë shtatzënisë të ndihen të stresuar për shkak të ndryshimeve të shumta që ndodhin – si fizike, ashtu edhe psikike. Ndjekja e mënyrës aktive të jetesës në të vërtetë mund të zvogëlojë këto probleme përmes lëshimit të “hormoneve të lumturisë”.
Regjimi i mirë i trajnimeve përgatit gjithashtu trupin tuaj për lindjen. Muskujt e fortë dhe zemra e shëndetshme mund të ju ndihmojnë vërtet gjatë lindjes. Për më tepër, duke kontrolluar frymëmarrjen, ju mund të përballoni më lehtë dhimbjet gjatë lindjes dhe të bëheni më rezistente ndaj dhimbjeve në përgjithësi.
Një përfitim tjetër i regjimit të trajnimeve gjatë shtatzënisë është se ndihmon për të rikuperuar trupin tuaj më shpejt pas shtatzënisë! Kjo për shkak se ju do të fitoni më pak peshë sesa gratë që nuk bëjnë ushtrime fizike gjatë shtatzënisë. Aktiviteti fizik gjithashtu mund të ndihmojë në zhvillimin e kujtesës më të mirë të muskujve dhe krijimin e shprehive të shëndetshme që mund t’i vazhdoni pas lindjes. Por tani, mos prisni të humbni në peshë. Qëllimi juaj është ta mbani trupin tuaj në formë dhe ta mbani veten dhe foshnjën tuaj të shëndetshme.

USHTRIMET MË TË MIRA FIZIKE GJATË SHTATZËNISË

Regjimi i trajnimeve gjatë shtatzënisë duhet të forcojë dhe të rimëkëmbë muskujt tuaj. Gjithmonë filloni me 5 minuta nxehje dhe 5 minuta shtrirje (stretching). Mundohuni të përfshini të paktën 15 minuta trajnime kardio, të ndjekura nga 5 deri në 10 minuta ushtrime më të ngadalta aerobike. Dhe mos harroni të përfundoni gjithmonë duke u shtrirë!
Ushtrimet më të mira përfshijnë vallëzime, not, aerobikë në ujë, joga, pilates dhe ecje në këmbë. Noti zhvillon aftësinë tuaj për të qëndruar në sipërfaqen e ujit, gjë që largon tensionin në trupin tuaj. Për një regjim të mirë trajnimi, provoni një kombinim të ushtrimeve kardio, për forcë dhe fleksibilitet.
Nëse nuk keni mundësi të frekuentoni një pishinë, atëherë filloni të ecni në këmbë. Nëse ecja në këmbë është e re për ju, filloni me një ritëm të moderuar të shpejtë të paktën 3 ditë në javë. Pastaj shpejtoni ritmin dhe shtoni disa minuta më shumë çdo herë. Nëse keni praktikuar vrapimin para se të mbeteni shtatzënë, mund të vazhdoni të vraponi edhe gjatë shtatzënisë. Sidoqoftë, me siguri do të duhet ta ngadalësoni ritmin në krahasim me stërvitjen tuaj të zakonshme.
Dhe në fund, kurrë mos harroni të dëgjoni trupin tuaj. Nivelet e energjisë suaj mund të luhatin me çdo ditë të kaluar dhe ndërsa foshnja brenda jush po rritet, kufizimet dhe mundësitë e trupit tuaj gjithashtu ndryshohen. Nëse trupi juaj ka nevojë për ngadalësimin e ritmit, dëgjojeni!

Share