Nuk jam shtatëzënë

6 fakte interesante për prezervativët

Prezervativ, gomë, mushama…me siguri deri tani i keni mësuar të gjithë emrat e prezervativëve. Ato janë një nga metodat më të përdorura të kontraceptivëve pasi janë lehtësisht të aksesueshme, të përballueshme dhe të rëndësishme për parandalimin e IST dhe shtatzënisë. Por, ka edhe shumë gjëra që mund të mos i dini për prezervativët.

Përgatituni sepse kemi disa informacione për ju, shihni faktet tona interesante në lidhje me prezervativët që nuk i dinit.

prezervativët janë përdorur që para erës sonë

 

Edhe paraardhësit tanë kanë qenë të shqetësuar për marrëdhëniet seksuale të sigurta. Sipas studiuesve, prova më e hershme e njohur e një mbulesë penisi mund të shihet në pikturat e shpellës. Një shpellë franceze e quajtur Grotte des Combarrelles ka piktura në mur të një njeriu që duket se po përdor një prezervativ. Kjo pikturë mendohet të jetë 15000 vjet e vjetër.

Sidoqoftë, është e paqartë se çfarë është përdorur për të ‘mbuluar’ penisin, por është interesante të dimë që paraardhësit tanë ishin mjaft të mençur për të përdorur prezervativ.

prezervativë prej linoje

Prezervativët e parë të dokumentuar u regjistruan në periudhën e hershme të erës sonë dhe ishin bërë nga copa prej linoje që ishin të qepura së bashku me dorë. Disa prej këtyre prezervativëve janë krijuar për t’iu përshtatur të gjithë penisit dhe të tjerët vetëm në majë të tij. Prezervativët prej linoje u përhapën përsëri në vitet 1400 deri në 1700.

Nuk jemi të sigurt se sa e rehatshme ishte kjo për secilin partner, ose sa mbrojtje mund të siguronte një copë linoje për parandalimin e shtatzënisë ose IST, por të gjitha shpikjet e kanë një fillim.

prezervativët gjatë ditës së shën valentinit

Valentines Day

Sipas një sondazhi për marrëdhëniet seksuale të vitit 2017, 68% e millennials[1] thonë se ata kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale në ditën e Shën Valentinit. Ky sondazh përfshiu më shumë se 3,000 meshkuj dhe femra seksualisht aktivë midis moshës 18 dhe 34 vjeç.

Për ironi të fatit, 14 shkurti është gjithashtu Dita Kombëtare e Prezervativit në disa vende. Kjo është shumë e zbatueshme pasi një studim tjetër zbuloi se përdoren mesatarisht 87 prezervativë çdo sekondë gjatë ditës së Shën Valentinit. Kjo arrin në një sasi të madhe prej 7,516,800 prezervativësh të përdorur vetëm në ditën e Shën Valentinit.

prezervativët kanë datë skadimi

Po, e dimë! Kur jeni në humor, gjëja e parë që keni në mendje NUK është data e skadimit. Por është një fakt i rëndësishëm për tu konsideruar pasi prezervativët kanë një jetëgjatësi mesatare prej katër vjetësh! Dhe kjo nëse i ruani në një vend të freskët dhe të thatë, JO të ndrydhur në xhepin tuaj të pasmë ose në portofol.

jo mbrojtje e dyfishtë

Mos bini pre e këtij miti! Shumë njerëz besojnë se përdorimi i dy prezervativëve do të thotë mbrojtje e dyfishtë, por nuk është kështu. Përdorimi i dy prezervativëve NUK ofron ndonjë mbrojtje shtesë. Në fakt, mbështjellja e dyfishtë rrit shanset për çarje, duke rritur rrezikun e shtatzënisë dhe marrjes së IST. Më mirë parandaloni çarjen duke u përqëndruar në cilësinë e produktit tuaj, sigurohuni që të përdorni madhësinë e duhur dhe lubrifikim të mirë.

 pothuajse gjysma e blerësve të prezervativëve janë femra

Kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj seksual, ndonjëherë është më mirë ta merrni ju situatën në dorë. Sipas të dhënave të fundit, 40% e prezervativëve u shiten femrave. Femrat proaktive po bëhen përgjegjëse për shëndetin e tyre seksual dhe po planifikojnë më përpara. Bravo zonja!

Nëse jeni duke kërkuar fakte të tjera interesante, mite dhe informacione mbi temat e shëndetit seksual, vizitoni blogun tonë sot!

 

[1] Personat e lindur midis viteve 1981-1996.

Share