Adoleshentët

Procesi shkencor i pubertetit

Secili njeri kalon përmes etapës së pubertetit, por jo secili e njeh procesin shkencor që qëndron prapa tij. Puberteti lidhet me procesin biologjik në të cilin trupi i një fëmije zhvillohet, shndërrohet në trup të një të rrituri, i cili është i aftë të riprodhohet. Por puberteti nuk është lidhur vetëm me rritjen e qimeve, me shfaqjen e menstruacionit, me ndryshimin e zërit dhe rritjen e gjinjve të tu.
Shkalla e Tanner-it shpesh përdoret për caktimin e zhvillimit fizik në bazën e karakteristikave seksuale të jashtme parësore dhe dytësore.
Me ndihmën e kësaj shkalle ne do t’ju njohim me fazat shkencore që qëndrojnë prapa pubertetit të djemve dhe vajzave.

Faza 1 Tanner

Tanner One

Faza e parë e pubertetit fillon në fëmijërinë e hershme dhe zakonisht ndodh kur vajzat mbushin 9 vjeç, ndërsa djemtë 10. Në këtë fazë të hershme të zhvillimit të fëmijës, zakonisht pamja e jashtme nuk ndryshon përpara që të bëhen të dukshme shenja të ndryshme fizike.
Te fundi i fazës së parë truri i dërgon sinjale trupit duke e përgatitur për adoleshencën. Ky është momenti kur një pjesë prej trurit, e quajtur hipotalamus, fillon të prodhojë një hormon të quajtur GnRH( hormon që lëshon gonadotropinë).
Pas kësaj hormoni GnRH kalon në gjëndrën e vogël nën trurin – në gjëndrën hipofize. Ajo prodhon hormone, të cilat kontrollojnë gjëndra të tjera në trupin e njeriut. Kështu ajo prodhon akoma dy hormone të pubertetit, të quajtur hormon luteinizing (LH ) dhe hormon stimulues të folikulit (FSH).

faza 2 tanner

At stage 2, the physical developments will start to make an appearance. This is where hormones develop more prominently and begin to send signals throughout the body that result in physical changes.

These hormonal changes are different in both girls and boys.

Boys

In boys, this hormone travels through the blood to the testes (testicles) and give the signal to start the sperm production as well as the testosterone hormone.

This stage of puberty usually starts in boys around the age of 11. This is when the testicles and scrotum grow bigger in size, and early stages of pubic hair may also form in this area.

Girls

For girls, this process begins between 9 and 11 years old. The first physical signs of puberty are the breasts, they start to swell and may cause pain, discomfort, tenderness or tightness as a part of the growing process. The uterus also increases its size, and the growth of pubic hair around the vagina may start.

For girls, this process begins between 9 and 11 years old. The first physical signs of puberty is the breasts, these start to swell and may become itchy or tender as a part of the growing pains. The uterus also begins to grow bigger, and the growth of pubic hair outside of the vagina may start.

Interestingly, it is common for taller and plus-sized girls to experience puberty a little earlier than the latter.

faza 3 tanner

Gjatë fazës së tretë shenjet e ndryshmeve të pubertetit janë më të dukshme.

Gjatë fazës së tretë shenjet e ndryshmeve të pubertetit janë më të dukshme.
Djemtë
Tek djemtë ajo vjen rreth moshës 13 vjeç. Disa prej këtyre ndryshimeve përfshijnë:
Ëndrra të lagura
Zhvillimi i testikujve vazhdon deri në fazën e 3-të dhe supozohet që djali të zbulojë procesin e ejakulimit dhe derdhjes së spermës.
Djemtë kanë ëndrra të lagura gjatë gjumit. Ato janë rezultat i rritjes së hormonit testosteron (hormoni kryesor mashkullor). Kjo është një dukuri normale dhe nuk mund të parandalohet – tek disa të rritur shfaqet edhe pas pjekurisë së plotë.
Zmadhim të gjoksit
Tek disa djem vihet re ënjtje ose dhimbje në gjoks. Por kjo është e përkohshme dhe zakonisht zhduket brenda 6 muajve.

Zmadhim të penisit
Gjatë këtij procesi, penisi fillon të zhvillohet plotësisht. Ai bëhet më i madh dhe ereksioni, që shfaqet tek djemtë në moshë më të hershme, tani është më i shpeshtë.
Rritje e ndjeshme në shtat
Midis moshës 10 dhe 16 vjeç, djemtë ndjeshëm behën me shtat më të lartë.
Trupi gjithashtu merr një formë të ndryshme. Shpatullat zgjerohen, pesha dhe muskujt rriten.
Ndryshim të zërit
Para pubertetit laringu i djemve nuk është zhvilluar dhe kordat e zërit janë të holla (prandaj zëri i djemve të rinj është më i lartë se ai i të rriturve). Gjatë pubertetit laringu zmadhohet, kordat e zërit bëhen më të mëdha dhe kështu zëri bëhet më i trashë(mutacion).
Për më tepër, kockat e fytyrës zhvillohen. Zgavrat e sinuseve, hunda dhe pjesa e pasme e fytit zmadhohen dhe sigurojnë më shumë hapësirë ​​që zëri të dridhet.
Dalja e qimeve në pjesët e tjera të trupit
Gjatë këtij procesi fillojnë të dalin qime edhe në pjesët e tjera të trupit – në duar, rreth fytyrës, rreth penisit dhe skrotumit.
Vajzat
Zmadhimi i gjinjve
Me gjithë se zhvillimi i gjinjve fillon që gjatë fazës së dytë dhe ai vazhdon edhe gjatë fazës së tretë. Në këtë etapë areola me formën e një sythi del përpara.
Dalja e qimeve
Dalja e qimeve në trup arrin nivelet si tek të rriturit. Rriten qimet edhe në pubis dhe përhapen anash, qimet bëhet më të errëta, më të forta dhe kaçurelë. Në këtë fazë fillon dhe dalja e qimeve nën sqetullat.
Shtati
Me gjithë se shtati tek vajzat zakonisht nuk rritet ndjeshëm si tek djemtë, gjatë kësaj faze ato vazhdojnë të rriten në shtat. Është normale që të rritin me minimum 8 cm në vit.
Aknet
Aknet janë të zakonshme në adoleshencë. Sipas Qendrës mjekësore UC “Davids Health”, puçrrat prekin rreth 85% të adoleshentëve dhe tek vajzat fillojnë të shfaqen nga mosha 11 vjeç.

Ndryshimet e tjera
Në këtë fazë, vajzat pësojnë edhe ndryshime të tjera në trup që i dallojnë nga djemtë. Yndyra grumbullohet në ijët dhe kofshët. Ijët zgjerohen dhe kështu përgatiten për lindjen e fëmijëve.

faza 4 tanner

Deri në fazën e 4 puberteti zhvillohet me fuqi të plotë dhe trupi pëson ndryshime si të brendshme, ashtu edhe të jashtme.
Tek djemtë faza e 4 shfaqet rreth moshës 14 vjeç. Testikujt, penisi dhe skrotumi vazhdojnë të zmadhohen dhe të piqen. Gradualisht skrotumi merr një pigmentim më të errët. Qimet në sqetulla dhe mutacioni i zërit bëhen të përhershme dhe mund të shfaqen aknet.
Tek vajzat faza e 4 është në fakt vazhdim i fazave të mëparshme. Gjinjtë fitojnë një formë më voluminoze, qimet pubike trashen dhe shtati rritet çdo vit. Kjo është faza kur tek shumica e vajzave vjen cikli i tyre i parë. Kjo zakonisht ndodhet midis moshës 12 dhe 14 vjeç, por mund të ndodhet edhe më herët. Duhen ca kohë përpara që cikli të rregullohet dhe kjo ndodhet me fillimin e fazës tjetër.

faza 5 tanner

Faza e 5 është e faza e fundit e pubertetit dhe shënon fundin e pjekjes fizike të fëmijës.
Tek djemtë penisi, testikujt dhe skrotumi arrijnë përmasën si tek të rriturit, qimet e pubisit përhapen në pjesën e brendshme të kofshëve dhe qimet në fytyrë rriten shpejtë dhe më të trasha. Në moshë 15 vjeç (kur vjen kjo fazë tek shumica e djemve) ndryshimi i ndjeshëm në shtat mund të ngadalësohet, por muskujt vazhdojnë të rriten. Deri në moshën 18 vjeç shumica e djemve arrijnë zhvillimin e tyre të plotë.
Me përjashtim të gjinjve, vajzat mund të arrijnë zhvillimin e tyre të plotë për nga madhësia dhe forma në moshë 15 vjeç, ndërsa ata vazhdojnë të zmadhohen deri në moshën 18 vjeç. Cikli menstrual bëhet i rregullt pas gjashtë muajve deri në dy vjet. Ndryshimet e tjera përfshijnë qimet e pubisit, që përhapen edhe në pjesën e brendshme të kofshëve, zhvillimin e plotë të organeve seksuale, zmadhimin e ijëve dhe kofshëve.
Mos harroni t’i shikoni dhe blogjet tona të tjera edukuese për artikuj dhe histori të tjera interesante dhe këshilla të dobishme.

Share