Seks

Shtrati nuk është vetëm për të fjetur

Seksi është një nga fijet më të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishme në një marrëdhënie të shëndetshme. Akti seksual na lejon të ndërtojmë intimitet me partnerin tonë dhe të zbulojmë disa karakteristika dhe cilësi te partneri, që përndryshe do të ishte e vështirë për ne t’i zbulonim.

Për shkak të gjithë kësaj ne i kushtojmë shumë rëndësi vetë aktit, sepse përveç kënaqësisë që na jep, na krijon edhe besimin dhe afrimin me partnerin. Kjo kontribuon në ndërtimin e një ndjenje të lidhjes emocionale të përmbushur. Dinamika e jetës së përditshme dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në jetën tonë shpesh luajnë një rol të rëndësishëm në jetën seksuale të partnerëve dhe kontribuojnë në humbjen e interesit për njëri-tjetrin. Kjo mund të çojë në disa pasoja negative si ulje e vetëvlerësimit, pasiguri, grindje dhe madje edhe mashtrime. E mira është se ka një zgjidhje dhe gjithmonë mund të punoni në ndërtimin e një niveli të lartë komunikimi me partnerin tuaj dhe se nuk ka tema tabu për bisedë. Për të ruajtur afërsinë tuaj intime, është e nevojshme që të ketë komunikim të hapur dhe të ketë dëshirë për të punuar në ndërtimin e afërsisë dhe intimitetit nga të dyja palët. Arsyet për epsh të ulët ose hezitim për të filluar marrëdhënie seksuale mund të jenë për shkak të faktorëve të ndryshëm. Këtu janë pesë faktorë që ne besojmë se kontribuojnë në shuarjen e tërheqjes intime:

1.   Lodhja kronike

Për shkak të ngarkesës së punës dhe presionit që vjen nga ambienti profesional gjatë orarit të punës, ndonjëherë nuk na mbetet forca për marrëdhënie intime në kohën private të kaluar me partnerin.Mjafton një dush të nxehtë apo darkë me të dashurin tonë në fund të ditës së punës për të na mbushur me mjaft emocione pozitive. Në radhë të parë, është mirë të komunikoni me njëri-tjetrin për të identifikuar problemin së bashku. Edhe nëse të dy keni gjetur një zonë rehati në gjithë këtë rutinë, neglizhimi i jetës suaj seksuale do të ketë një efekt të pakëndshëm në marrëdhënien tuaj në planin afatgjatë. Nëse e gjeni veten të ftohtë në shtrat, mund të jetë koha për të bërë një plan veprimi. Cakotoni një natë në javë për të kaluar momente më intime. Bëjini vetes një masazh relaksues, shikoni një film erotik ose bëni një banjë të nxehtë për ta shijuar së bashku me partnerin tuaj. Krijoni një lojë sfidash seksuale dhe aktivizoni rastësisht një sfidë çdo javë. Rezervoni në një restorant vetëm për ju të dy, vishni rrobat tuaja më të mira dhe vishni aksesorë të këndshëm, sepse detajet bëjnë diferencën për t’ju bërë të ndiheni të bukur dhe të dëshirueshëm, gjë që do t’ju bëjë veçanërisht tërheqëse për partnerin tuaj. Në këtë mënyrë, ju do të keni një përvojë që do t’ju nxjerrë nga rutina e mërzitshme e përditshmërisë dhe do të kontribuojë në një mjedis më emocionues dhe erotik që do të kthejë emocionet në shtrat.

2. Stresi > Seksi

Trupi është imazhi i mendjes dhe kur mendja është e mbushur me ankth, ai ndikon në pamjen fizike dhe performancën e trupit. Nëse jeni të stresuar ose të shqetësuar, ndoshta nuk do të jeni në gjendje të relaksoheni plotësisht në shtrat dhe të shijoni seksin. Në disa raste, është e vështirë të heqësh qafe stresin, por gjithsesi mund të provojmë disa metoda. Shumë herë ecja mund të ndihmojë shumë në reduktimin e stresit që është krijuar nga jeta e përditshme. Edhe ecja nga shtëpia në punë dhe anasjelltas, pazari në dyqanin e lagjes, ecja me kafshën tuaj shtëpiake, mund të na ndihmojë të kalojmë më shumë kohë jashtë dhe të largojmë vëmendjen nga situatat stresuese. Një tjetër metodë e provuar dhe e testuar për balancimin e emocioneve është joga. Meditimi punon për të zbërthyer efektet e stresit të padëshiruar dhe çliron mendjen dhe trupin tuaj.

3. Alkoholi

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen, “Njerëz të dehur, shtrat i lumtur”. Në fakt, përdorimi i alkoolit në sasi më të mëdha dhe substancave të tjera aktive mund të ndërhyjë në ereksionin dhe ejkaulimin, si dhe të çojë në çrregullime të humorit dhe libidos. Nëse partneri nuk është i vetëdijshëm për këto efekte, ata mund të interpretojnë ndryshe mungesën e dëshirës dhe fuqisë seksuale, kështu që edhe këtu çelësi është komunikimi

4. Fëmijët

Fëmijët janë lumturia më e madhe, por në fakt ata kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Shumë çifte e kanë të vështirë të përshtaten me ardhjen e një anëtari të ri në familje dhe jeta e tyre seksuale më së shpeshti vuan nga kjo. Në përpjekjet e tyre për t’u dhënë atyre kohë dhe vëmendje të mjaftueshme, prindërit e vendosin seksin në plan të dytë. Pra, në çdo rast duhet të kënaqeni me njëri-tjetrin, gjë që do t’i bëjë gjërat shumë më emocionuese.

5. Mërzia

Monotonia dhe bërja e gjërave gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Ju keni qenë bashkë për kaq shumë kohë, keni bërë kaq shumë bashkë dhe është sikur jeni mërzitur nga gjithçka. Ky nuk duhet parë si fundi i një periudhe pasionante në lidhje, por si një sfidë. Gjithmonë ka diçka të re për të provuar, vetëm nëse ekziston dëshira për të eksperimentuar dhe nëse jeni të gatshëm të bëni përpjekje për të gjetur poza dhe pozicione të reja që dëshironi të provoni. Provoni ta shikoni veten me sy të ndryshëm, me sytë e të huajve ose njerëzve që sapo keni takuar, të cilët kanë kimi të fortë me njëri-tjetrin. Mos harroni se kur jeni intime, jeni më afër se kurrë dhe nuk ka vend për turp dhe paragjykime. Pra, mos kini frikë të provoni gjëra të panjohura dhe emocionuese. Andaj, pse të mos hyni në të panjohurën, gjithçka për të rindezur një shkëndijë të re tërheqëse?

Share