Ashtu si fqinjët e saj të Evropës Lindore, Maqedonia e Veriut mbetet prapa kur bëhet fjalë për edukimin seksual. Edukimi i detyrueshëm seksual është larg realitetit në shkollat anembanë vendit. Përhapja e këtyre orëve mbetet e pjesshme dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2025, kur edukimi seksual fakultativ do të vihet në dispozicion në të gjitha shkollat fillore. Deri më tani, këto përpjekje janë duke u kundërshtuar dhe sfiduar në mënyrë aktive nga Kisha Ortodokse Maqedonase.
HERA (Shoqata e Edukimit dhe Kërkimit Shëndetësor) është OJQ-ja kryesore e Maqedonisë së Veriut që punon në fushën e HIV-it dhe shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese. Fillimisht, funksioni i HERA ishte të ofrojë edukim dhe trajtim të përmirësuar për HIV-in në Maqedoninë e Veriut, si dhe të ofrojë kujdes më të mirë për ata që janë diagnostikuar me HIV.
Gjitashtu, një nga vlerat thelbësore të HERA-s është të avokojë për të drejtën e grave për të zgjedhur dhe aksesuar shërbimet e sigurta të abortit.
Surecheck përkushtohet për të promovuar edukimin seksual gjithëpërfshirës për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Surecheck në partneritet në dy projekte me HERA-n u ofruan të rinjve dhe grave sesione praktike dhe edukative të mbajtura në klinikën rinore rome “Dua të di”.
Sesionet edukative synojnë veçanërisht vajzat dhe gratë rome (duke përfshirë ato që punojnë si punonjëse seksi), duke u fokusuar në parandalimin e shtatzënisë dhe kontracepsionin.
Në anën tjetër, trajnime për edukim seksual u ofrohen të rinjve nga shkollat e mesme të Shkupit dhe klientëve të pikave të ofrimit të shërbimeve HERA.
Surecheck rrit shikueshmërinë përmes platformave të ndryshme në internet. Partneriteti është i dukshëm në faqen e internetit të HERA-s dhe në postimet promovuese për trajnimet dhe seancat edukative të shpërndara përmes platformave të mediave sociale të HERA-s si Facebook, Twitter dhe Instagram.
Bullgaria, ashtu si vendet fqinje në Evropën Lindore, nuk ofron edukim seksual në shkolla si pjesë e detyrueshme e kurrikulës. Në një fjalim të vitit 2019...
Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm që nga futja e lëndëvë të shëndetit dhe edukimit seksual në sistemin e saj arsimor në viti 1995...
Në Rumani, edukimi seksual është ende një lëndë zgjedhore në shkolla. Pavarësisht fushatës për dy vjet për të shtuar edukimin seksual si lëndë të detyrueshme në kurrikulën...
Ashtu si fqinjët e saj të Evropës Lindore, Maqedonia e Veriut mbetet prapa kur bëhet fjalë për edukimin seksual. Edukimi i detyrueshëm seksual është larg realitetit...