POLITIKA E PRIVATËSISË

HYRJE

Ju falënderojmë që vizitoni faqen tonë të internetit dhe tregoni interes për kompaninë tonë, për produktet dhe faqen. Për ne është e rëndësishme të mbrojmë të dhënat tuaja personale kur e përdorni atë. Pra, vini re këtë informacionin vijues:

 

INFORMACIONI KRYESOR PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ju mund të vizitoni faqen tonë në internet pa dhënë ndonjë të dhëne personale. Për çdo qasje në faqen tonë, të dhënat e përdorimit të faqes do t`i kalohen shfletuesit përkatës dhe do të ruhen në skedarët log, të ashtuquajturit skedarë log të serverit, siç janë regjistrimi i datës dhe orës së kontaktimit, emri i faqes së aksesuar, vëllimi i transferuar i të dhënave, emri i kërkuesit që ofron të dhënat. Këto të dhëna nuk mund t`i referohen një personi konkret dhe përdoren në mënyrë eksplicite me qëllim t`i sigurojnë sajtit tonë punë pa probleme dhe ta përmirësojnë atë.

Të dhëna personale do të mblidhen vetëm nëse ju na i ofroni.

Të dhënat personale do të mblidhen kur ju ndani histori tuaja personale dhe ngarkoni fotografi dhe përmbajtje tjetër të përdoruesit. Nga forma përkatëse e regjistrimit bëhet e qartë ç`të dhëna mblidhen. Këto të dhëna do të ruhen e do të përpunohen me qëllim që të ngarkohen në faqe dhe historitë dhe fotografitë tuaja personale të ndahen për mediat sociale dhe të reklamave, dhe ju bini dakord shprehimisht me këtë, duke na dërguar dhe ndarë me ne historinë dhe fotografinë tuaj personale. Ju mund të tërhiqni në çdo kohë pëlqimin tuaj me një veprim për në të ardhmen, duke na dërguar mesazh në adresën [email protected]. Pasi të tërhiqni pëlqimin tuaj, fotografitë dhe të dhënat tuaja personale do të fshihen.

Të dhënat personale do të mblidhen kur ju realizoni kontakt me ne (për shembull, me e-mail ose me formën e kontaktit). Nga forma përkatëse e kontaktit del qartë ç`të dhëna mblidhen. Këto të dhëna do të ruhen dhe përpunohen ekskluzivisht me qëllim për t`iu përgjigjur një kërkese nga ana juaj ose për t`u lidhur me ju edhe për shkak të administrimit teknik të lidhur. Të dhënat tuaja do të fshihen pas përpunimit përfundimtar të kërkesës tuaj, nëse dëshironi një gjë të tillë, me kusht se periudha ligjore e mbajtjes së të dhënave nuk përfundon me fshirjen e të dhënave.

Gjithashtu do të mblidhen të dhëna personale edhe nëse jeni regjistruar për buletinin tonë të e-mail-it. Këto të dhëna do të përdoren për qëllime reklame nën formën e një buletini e-mail-i që ju dërgohet dhe me këtë ju pranoni shprehimisht për t`u pajtuar për buletinin tonë. Mund të hiqni dorë nga buletini në çdo kohë, duke klikuar mbi linkun përkatës të buletinit ose duke na dërguar mesazh në këtë adresë: [email protected]. Pas ndërprerjes së pajtimit, adresa juaj e e-mail di të fsihet do të fshihet automatikisht nga lista e buletinit me e-mail-a, me veprim për në të ardhmen.

.

 COOKIE-t

 

Krahas gjërave të tjera, kjo faqe përdor të ashtuquajturat “cookie-t”, të cilat kanë për qellim të bëjnë praninë tonë në hapësirën e internetit më të aksesueshme për përdoruesit, më efiçente dhe të mbrojtur, për shembull, për përshpejtimin e navigimit të platformës tonë. Gjithashtu cookie-t na japin mundësi të llogaritim sa shpesh vizitoni faqen tonë, si dhe navigimin në përgjithësi.

Ju mund ti ndryshoni cookies në çdo kohë këtu: Menaxho miratimin.

Cookie-t përbëjnë skedarë të vegjël teksti, të cilat ruhen në sistemin tuaj kompjuterik. Vini re se, disa prej cookie-ve tona transferohen nga serveri ynë në sistemin tuaj kompjuterik; këto janë “cookie-t e sesioneve”. Herën tjetër kur të vizitoni faqen tonë nga e njëjta pajisje, informacioni që ruhet në cookie-t do të kalohet më pas ose në faqen tonë, ose në një faqe tjetër, së cilës i përkasin këto cookie-t (të ashtuquajturat “Cookie-t e personit të tretë”).

“Cookie-t e sesioneve” dallohen për këtë se, fshihen automatikisht nga hard disku juaj me përfundimin e sesionit të shfletuesit.

Cookie-t e tjera mbeten në sistemin tuaj kompjuterik dhe na japin mundësi të dallojmë sistemin tuaj kompjuterik gjatë vizitës tuaj tjetër (të quajturat cookie-t e përhershme). Ju mund të hiqni dorë kategorikisht nga këto cookie-t, me kusht se shfletuesi juaj jua mundëson këtë. Vini re, se pasi shfletuesi juaj të rregullohet që të refuzojë cookies-t (nga faqja jonë), funksione të tjera të kësaj faqeje mund të mos jenë më të disponueshme ose të limitohen.

Gjithashtu cookies-t ndahen në:

Të nevojshme/të domosdoshme, të cilat mundësojnë që faqja të jetë e përdorshme me anë të aktivimit të funksioneve kryesore si navigimi nëpër faqe dhe akses në pjesë të caktuara të faqes. Faqja nuk mund të funksionojë si duhet pa këto cookie. Cookie-t e nevojshme/të domosdoshme janë më tepër cookie-t e sesioneve, por mund të jenë gjithashtu edhe cookie të tjera. Përdorimi i cookies-ve rreptësisht të nevojshme/të domosdoshme në këtë faqe është i mundur pa pëlqimin tuaj, sepse sipas ligjit ne mund të ruajmë në pajisjen tuaj cookie-t, nëse ato janë tejet të nevojshme për punën e kësaj faqeje. Për të gjitha llojet e tjera të cookie-ve na duhet pëlqimi juaj.

Cookie-t e preferencave janë ato që e mundësojnë faqen të memorizojë informacionin i cili ndryshon mënyrën se si funksionon ose duket faqja, si për shembull, gjuha juaj e preferuar.

Cookie-t e statistikës janë ato që i mundësojnë pronarët e faqes të marrin vesh si kontaktojnë vizitorët me faqet tona nëpërmjet mbledhjes dhe evidentimit të informacionit anonim.

Cookie-t e marketingut janë ato që përdoren për të ndjekur vizitorët gjatë shikimit të faqeve të ndryshme. Qëllimi kryesor i tyre është të tregojnë reklama që mund të jenë të lidhura me përdoruesin përkatës dhe të jenë me interes për të.

Cookie-t e personit të tretë /kryesisht cookie-t e statistikave dhe marketingut, por pa u kufizuar me këtë/ – siç është përshkruar më poshtë, faqja jonë mundëson persona të tretë, të cilët, duke analizuar trafikun ose duke i vënë në dispozicion faqes sonë  shërbime dhe përmbajtje konkrete, do të vendosin në pajisjen tuaj cookie-t e tyre dhe do të kenë akses në to.

Vini re se, Rregullimet e cookie-ve të faqes sonë mund të mos çojnë në fshirjen e  asnjë prej cookie-ve tashmë të vendosura një herë. Ju mund ta bëni këtë nëpërmjet rregullimeve të shfletuesit tuaj të internetit, sikundër është përshkruar në vijim.

Duke përdorur faqen tonë pa i ndryshuar rregullimet e shfletuesit tuaj dhe nëse vijoni të përdorni faqen tonë pasi të shfaqet baneri ynë i cookie-ve pa i ndryshuar rregullimet e shfletuesit tuaj, ju pranoni që ne përdorim cookie-t, siç është përshkruar në këtë Politikë të Privatësisë (me përjashtim të cookie-ve të nevojshme/të domosdoshme, për përdorimin e të cilave nuk kemi nevojë për lejen tuaj).

SI MUND TË DREJTONI OSE TË BLLOKONI COOKIE-T NGA SHFLETUESI JUAJ

Edhe pse shumica e shfletuesve janë të rregulluar si të parazgjedhur për të pranuar automatikisht cookie-t, ju mund të ndryshoni në çdo kohë rregullimet tuaja për cookie-t në rregullimet e shfletuesit tuaj. Nëse thjesht i bllokoni të gjitha cookie-t ose të gjitha cookie-t tona në rregullimet e shfletuesit tuaj, mund të konstatoni se disa seksione ose funksione të faqes/faqeve tona nuk punojnë sepse shfletuesi juaj mund të na pengojë të rregullojmë në mënyrë funksionale cookie-t e detyrueshme. Pra, ne ju  rekomandojmë të përdorni Rregullimet e cookie-ve të faqes sonë, në vend që të bllokoni të gjitha cookie-t me anë të shfletuesit tuaj të internetit.

Shfletuesit më të përhapur aktualë: në menunë “preferenca/opsione” lejoni që të mund të bëni ndryshime të rregullimeve të tyre për cookie-t. Informacion i mëtejshëm rreth rregullimeve te disa prej shfletuesve më të përdorur, për cookie-t është dhënë në këto linke:

 

For Chrome

For Mozilla Firefox

For Internet Explorer

For Safari

For iOS

For Opera

 

Vizitoni këtë website për informacion të mëtejshëm rreth cookie-ve, si dhe për rregullimin dhe fshirjen e tyre.

 

PËRDORIMI I NDJEKJES KONVERSIONALE NË GOOGLE ADWORDS

Kjo faqe përdor programin online për reklamat Google AdWords dhe ndjekjen konversionale në caqet e Google AdWords. Një cookie e ndjekjes konversionale rregullohet nga shfletuesi i përdoruesit nëse ai klikon mbi një reklamë të vënë në dispozicion nga Google. Cookie-t përbëjnë skedarë të vegjël teksti, të cilët shfletuesi i internetit i vë në shfletuesin tuaj. Validiteti i këtyre cookie-ve është 30 ditë. Ato nuk përdoren për marrjen e të dhënave personale të identifikimit. Nëse përdoruesi viziton një faqe të caktuar të faqes tonë në internet dhe nëse validiteti i kësaj cookie nuk ka kaluar ende, Google dhe ne mund t`i themi përdoruesit se ka klikuar mbi një reklamë dhe e ka ridërguar në atë faqe. Çdo klient i Google AdWords merr cookie të ndryshme. Kështu që cookie-t nuk mund të ndiqen nëpërmjet faqes së klientëve të AdWords. Informacioni që mblidhet nga cookie-t konversionale përdoret për dhënien e një statistike konversionale të klientëve të AdWords, të cilët janë abonuar për ndjekje konversionale. Klientët njoftohen për numrin e përgjithshëm të vizitorëve, të cilët kanë klikuar mbi reklamën dhe janë ridërguar te faqja e ndjekjes konversionale. Por ata nuk marrin asnjë informacion që mund t`u mundësonte identifikimin e identitetit të përdoruesve. Nëse nuk dëshironi të bëni pjesë në programin e ndjekjes, mund të bllokoni përdorimin e këtij programi dike çaktivizuar cookie-t e ndjekjes konversionale në Google prej shfletuesit tuaj të internetit me anë të rregullimeve të përdoruesit. Në këtë rast, ju nuk do të përfshiheni në statistikën e ndjekjes konversionale. Informacion të mëtejshëm rreth konfidencialitetit të të dhënave në Google mund të gjeni këtu.

 

PLUGINS PËR NDARJE NË RRJETET SOCIALE

Në faqen tonë kemi përfshirë të ashtuquajturat plugins të rrjetit social facebook.com (më tutje “Facebook”). Facebook është produkt i kompanisë Facebook Inc., California Ave, Palo Alto, CA 94304, SHBA. Lista dhe pamja e jashtme e këtyre Facebook plugins-ve mund të shihen në këtë adresë në internet: Facebook Social Plugins

Sa herë që vizitoni një faqe të pranisë sonë online, ku ka një plugin të tillë, ky plugin bën që shfletuesi që përdorni të shkarkojë imazhin e dukshëm në këtë plugin nga serveri i Facebook-ut dhe t`jua shfaqë. Nëpërmjet integrimit të plugin, Facebook merr informacion se shfletuesi juaj e ka vizituar faqen në fjalë nga faqja jonë, edhe sikur të mos keni profil përdoruesi në Facebook ose për momentin nuk keni hyrë në Facebook. Ky informacion (përfshirë adresën tuaj IP) do të dërgohet direkt nga shfletuesi juaj te një server të Facebook-ut në SHBA dhe do të regjistrohet atje.

Nëse jeni anëtar në Facebook dhe ndërkohë që vizitoni faqen tonë hyni edhe në Facebook, Facebook-u, falë informacionit të dërguar nga ky plugin, dallon cila nënfaqe e Faqes tonë të internetit vizitohet konkretisht në atë moment dhe e ridërgon në profilin tuaj personal të përdoruesit në Facebook, pavarësisht nëse aktivizoni ndonjë prej këtyre plugins-ave. Nëse pas kësaj aktivizoni ndonjë prej këtyre plugins-ave, për shembull ,duke klikuar mbi butonin “Pëlqej” ose duke dërguar një koment, kjo do të dërgohet në profilin tuaj personal të përdoruesit në Facebook dhe do të regjistrohet atje. Që ta pengoni Facebook-un të transferojë të dhënat e mbledhura nga profili juaj i përdoruesit te Facebook-u, ju duhet të dilni nga Facebook-u para se ta vizitoni faqen tonë.

Që të bllokoni Facebook-plugins-at të mos mbledhin dhe transferojnë më tej të dhënat për vizitorët tuaj, ju mund të merrni Browser Add On nga Facebook Blocker për disa shfletues interneti në këtë link; mos e fshini Browser Add On për kohën që dëshironi të bllokoni Facebook plugins: Facebook Blocker.

Në adresën e internetit që është pak më poshtë, ju mund të gjeni politikën e privatësisë të Facebook-ut me informacion më të hollësishëm rreth mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave nga Facebook-u, gjithashtu rreth të drejtave tuaja lidhur me këtë dhe rregullimeve për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale: Facebook Data Policy

Në faqen tonë ne kemi përfshirë edhe plugins të rrjetit social instagram.com (shkurt “Instagram”). Lista dhe imazhi i këtyre instagram plugins mund të shihen në këtë adresë interneti: Instagram Embedding.

Që të bllokoni këto instagram plugins në mënyrë që të mos mbledhin dhe të mos transferojnë të dhënat e vizitorëve tuaj në të ardhmen, mund të merrni Browser Add On nga Instagram Blocker për disa shfletues interneti në linkun pak më poshtë; mos fshini Browser Add On për kohën që dëshironi të bllokoni Instagram plugins: Instagram Blocker 

Në adresën në internet pak më poshtë mund të gjeni politikën e privatësisë të Instagram-it me informacion më të hollësishëm rreth mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave nga Instagram-i, gjithashtu rreth të drejtave tuaja lidhur me këtë, si dhe rreth rregullimeve për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale: Instagram Data Policy

 

YOUTUBE VIDEO

Kjo faqe përdor funksionet e inkorporimit të Youtube për shfaqjen dhe rishikimin e   videove të ofruara nga Youtube. Për këtë qëllim, regjimi i zgjeruar për mbrojtjen e të dhënave përdoret që ta bëjë informacionin e përdoruesit, sipas informacionit të furnizuesi, të ruhet me startimin e funksionit të rishikimit të videos.

Kur është startuar funksioni i rishikimit të videove të inkorporuara të Youtube, furnizuesi i rregullon cookie-t “Youtube” në mënyrë që të mbledhin informacion rreth përdoruesve. Sipas udhëzimeve të “Youtube”, përdorimi i këtyre cookie-ve ka për qëllim të regjistrojë të dhëna statistikore për videot, t`i bëjë më të aksesueshme për përdoruesit dhe të parandalojë veprime të padëshiruara. Pavarësisht në se rishikohet një video e inkorporuar, kur vizitohet kjo faqe vendoset lidhje me Google network “double click”. Dhe kjo mund të imponojë përpunimin e mëtejshëm të të dhënave jashtë kontrollit tonë.

Informacion i mëtejshëm për mbrojtjen e të dhënave në YouTube” mund të gjendet në deklaratën për mbrojtjen e të dhënave nga furnizuesi këtu.

 

SHËRBIMI UEB ANALYTICS

Kjo faqe përdor Google Analytics, që është një shërbim për analizën e të dhënave në internet të Google Inc. (“Google”). Google Analytics përdor të ashtuquajturat cookies – skedarë teksti të cilat ruhen në kompjuterin tuaj dhe që ju mundësojnë të bëni analizë për përdorimin e faqes. Informacioni që krijojnë cookie-t rreth përdorimit të faqes nga ana juaj, transferohet te një server në SHBA, ku edhe ruhet.

Nëse aktivizohet shërbimi i anonimizimit të adresës tuaj IP për këtë faqe, adresa juaj IP sidoqoftë do të shkurtohet nga Google në vendet anëtare të Bashkimit Evropian ose në shtete të tjera anëtare të Marrëveshjes së Hapësirës Ekonomike Europiane. Vetëm në raste të veçanta adresa juaj IP do të transferohet e plotë në serverin në SHBA, ku kjo e fundit shkurtohet. Në emër të operatorit të faqes, Google do të përdorë këtë informacion për ta vlerësuar përdorimin tuaj të faqes, për të mbledhur bilance për veprimet që kanë të bëjnë me faqen dhe për të dhëne shërbime shtesë për përdorimin e faqes dhe për përdorimin e internetit në favor të operatorit të faqes.

Adresa juaj IP, e transferuar nëpërmjet shfletuesit tonë në kontekstin e Google Analytics, nuk do të lidhet me të dhëna të tjera të marra nga Google. Ju mund ta parandaloni ruajtjen e cookie-ve, duke bërë rregullimet përkatëse në shfletuesin tuaj. Por dëshirojmë të vëmë në dukje megjithatë se në këtë rast ju mund të mos keni mundësi të përdorni funksionet e plota të kësaj faqeje në internet. Mund të parandaloni përgjithmonë që Google të mbledhë të dhëna të krijuara nga cookie-t lidhur me përdorimin e faqes në internet (përfshirë adresën tuaj IP) dhe t`i përpunojë duke i shkarkuar dhe instaluar, në browser plugin që gjendet këtu.

Si alternativë e browser plugin ose për shfletuesit që janë të lidhur me pajisje mobile, klikoni mbi linkun pak më poshtë për të rregulluar cookie-n e çregjistrimit, çka e çaktivizon funksionin e Google Analytics për mbledhjen e të dhënave të kësaj faqeje në të ardhmen (kjo cookie e çregjistrimit funksionon vetëm për këtë shfletues dhe këtë domain). Nëse dëshironi të fshini të gjitha cookie-t e këtij shfletuesi, duhet të klikoni edhe një herë mbi këtë link: Deactivate Google Analytics

Vini re se kjo faqe përdor Google Analytics me shtesën “anonymizetp()”. Pra, adresat IP mund të përpunohen vetëm në formë të shkurtuar për të parandaluar preferencat personale.

RETARGETING

Kjo faqe përdor teknologjinë retargeting të Google Inc. (“Google”). Kjo teknologji na jep mundësi të targetojmë vizitorët e faqes tonë të reklamave në varësi të interesave të tyre që ata tregojnë në dyqanin tonë për produktet tona. Reklamat shfaqen me anë të një analize të bazuar në cookie-t për të dhënat e mëparshme të përdorimit të faqes. Të dhënat personale nuk ruhen. Teknologjia e ritargetimit bën që kjo lloj cookie të ruhet në kompjuterin tuaj ose në pajisjet tuja mobile për të mbledhur të dhëna anonime rreth interesave tuaja dhe për t`i përshtatur reklamat ekskluzivisht sipas informacionit të regjistruar. Cookie-t përbëjnë skedarë të vegjël teksti që ruhen në kompjuterin tuaj ose në pajisjet tuaja mobile. Ato na mundësojnë të shfaqim reklama që i korrespondojnë në maksimum interesave tuaja rreth produkteve dhe informacionit.

Ju mund t`i parandaloni ato përgjithmonë nga rregullimet e cookie-ve për qëllime reklame, duke shkarkuar dhe instaluar browser plug-in nëpërmjet këtij linku: Google Ads Personalization. Informacionin e mëtejshëm si mund të bllokoni reklamat, gjejeni këtu.

Ne përdorim teknologjinë e targetimit sipas pëlqimit tuaj në qoftë se vazhdoni ta përdorni faqen tonë pa i ndryshuar rregullimet tuaja të cookie-ve, pasi të shfaqet baneri ynë i cookie-ve. Mund të ndryshoni në çdo kohë rregullimet tuaja të cookie-ve siç është përshkruar më sipër në këtë Politikë të Privatësisë

 

LINKET TEK FAQET E INTERNETIT TË TË TRETËVE

Faqja jonë në internet dhe informacioni që ju dërgohet me e-mail nga ndonjëherë mund të përmbajnë linke për te faqet e të tretëve. Të dhënat personale që ju vini në dispozicion duke i vizituar këto faqe nuk janë objekt i Politikës së Privatësisë në fjalë dhe përpunimi i të dhënave tuaja personale prej këtyre faqeve nuk është në përgjegjësinë tonë. Nëse ndiqni linkun te faqet e tjera, kini parasysh se ato faqe kanë politikën e tyre të privatësisë, e cila përcakton si do të mblidhet dhe përpunohet informacioni juaj gjatë kohës që i vizitoni ato faqe.

DAKORDËSIA JUAJ

Përmes përdorimit të faqes sonë të internetit ju deklaroni dakordësinë me këtë politikë të privatësisë.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM PËR TË DREJTAT E PËRDORUESVE DHE TË DHËNAT E KONTAKTEVE

Ju keni të drejtën të merrni informacion për të dhënat tuaja të regjistruara dhe për këtë si mund t`i korrigjoni, bllokoni ose fshini këto të dhëna në rast nevoje. Na kontaktoni për të gjitha çështjet e tjera rreth mbledhjes, përpunimit ose përdorimit të të dhënave tuaja personale. Po kjo vlen edhe për marrjen e informacionit, për kërkesat tuaja për bllokim, fshirje ose korrigjim të të dhënave tuaja personale, si edhe për tërheqjen e dakordësisë së dhëne. Mund të lidheni me ne në adresën: [email protected]

Të dhënat personale të personave fizikë në BE/HEE

Të dhënat personale të personave fizikë në BE/HEE do të përpunohen në përputhje me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, dt.27 prill 2016, sa i përket mbrojtjes së personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjes së lirë të këtyre të dhënave dhe për shfuqizimin e Direktivës 95/46/EО (Rregullorja e Përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave personale/GDPR/).

Në pajtim me GDPR ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale ekskluzivisht në përputhje me arsyet ligjore të nenit 6 të GDPR, dhe konkretisht:

Mbështetur në pëlqimin tuaj, përfshirë përdorimin e cookie-ve (përjashtuar cookie-t e domosdoshme, për përdorimin e të cilave nuk kemi nevojë për lejimin tuaj) / Neni 6(1) (a) GDPR/.

Për zbatimin e marrëveshjes me ju /Neni 6(1), (b) GDPR/.

Për zbatimin e detyrimeve tona ndaj ligjit /Neni 6(1), (c) GDPR/.

Kur nevojitet përpunim për të mbrojtur interesat tona legjitime / Neni 6 (1), (е) GDPR/. Arsyeja ligjore për përdorimin e cookie-ve të nevojshme/të domosdoshme të kësaj faqeje të internetit është vetëm interesi legjitim (pra, interesi për funksionimin në mënyrë të duhur të kësaj faqeje) sipas kuptimit të Nenit 6 (1), (е) GDPR, për arsye se konform ligjit ne mund të ruajmë cookie-t në pajisjen tuaj pa leje nga ana juaj, në qoftë se ato janë rreptësisht të nevojshme/të domosdoshme për funksionimin e kësaj faqeje.

Ne do të përpunojmë dhe do të përdorim të dhënat personale që na janë dhëne nga ana juaj:

Për të mundësuar ofrimin e shërbimeve tona.

Në zbatim të kërkesave ligjore që na janë vënë nga ligji.

Për të mbrojtur interesat tona legjitime.

Për të mirëmbajtur dhe përmirësuar faqen tonë në internet dhe për të optimizuar përdorimin e saj, në mënyrë që ta bëjmë të përshtatshme dhe të dobishme për ju.

Në rast se, të dhënat personale të personave fizikë BE/HEE përpunohen ndërmjet kompanisë sonë dhe personave/kompanive të treta në BE/HEE, pra, realizohet Transferim ndërkufitar i të dhënave midis administratorëve të të dhënave në Zvicër dhe në BE/HEE e anasjelltas, kjo mund të ndodhë pa pasur nevojë për të marrë një leje konkrete prej autoritetit kombëtar ose autoritetit në BE, në pajtim me Vendimin e Komisionit të datës 26 korrik 2000 (2000/518/EО).

Komisioni Europian ka marrë vendimin që Zvicra dhe legjislacioni i saj të sigurojnë një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale. Sipas Nenit 45(9) GDPR, vendimet e miratuara nga Komisioni, mbështetur në Nenin 25(6) të Direktivës 95/46/EО, të shfuqizuar, mbeten në fuqi për sa kohë që nuk janë ndryshuar, zëvendësuar ose shfuqizuar me Vendim të Komisionit të miratuar sipas GDPR.

Së fundmi, por jo në vend të fundit nga rëndësia – pavarësisht nëse bëni pjesë apo jo në BE/HEE, dëshirojmë që ju të dini se ne i përpunojmë të gjitha të dhënat personale me kujdes dhe përgjegjësi të njëjtë, sepse secili prej jush është i rëndësishëm për ne!