KATEGORITË

A na dëmton masturbimi i tepërt?

Вреди ли ни прекомерната мастурбация?

Shpesh herë mungon dialogu i hapur për seksin dhe kënaqësitë  që e shoqërojnë. Dhe pikërisht për këtë e ftuam dr. Gergana Krasteva, e cila  qetësisht  dhe hapur  të flasë  për disa tema që na shqetësojnë, pavarësisht  nga shqetësimet  ekzistuese rreth tyre. Mos harroni – seksi nuk është i turpshëm! Është një kënaqësi që duhet të ndodhë  me pëlqimin reciprok.

Është e nevojshme të jeni të ndershëm ndaj vetes për këtë si ndiheni, kur bëhet fjalë për seksualitetin – ndjesitë tuaja janë me prioritet, d.m.th. nuk ka rëndësi çfarë flasin njerëzit, por çfarë dëshironi dhe çfarë ju pëlqen. Sot e vëmë theksin mbi vetëkënaqjen. Kjo është mënyra më e lehtë për të çliruar trupin tonë nga tensioni i grumbulluar seksual. Në kohën e sotme tabutë rreth masturbimit  po zhdukin gradualisht dhe burrat dhe gratë flasin gjithnjë e më hapur për të.

A është masturbimi seks?

Zakonisht masturbimi lidhet me periudha kur mungojnë partnerë intimë. Por, sipas të dhënave të fundit nga studimet e bëra statistikore bën përshtypje, se njerëzit që bëjnë seks të rregullt me partnerin, janë të prirë të masturbojnë më shpesh se sa  ata që nuk bëjnë seks të rregullt. Ndoshta kjo i detyrohet faktit, se kohët e fundit masturbimi nga një formë e thjeshtë e praktikës seksuale kthehet në një njësi të veçuar intime. Mendoj, qe nëse më përpara vetëkënaqja është konsideruar si një alternativë e seksit, sot mund të themi, se ajo është  disi e pavarur prej tij.

Kënaqja e oreksit seksual  ul stresin, mjekon pagjumësinë dhe ka  shumë efekte të favorshme mbi organizmin.

A ka ndonjë dëm nga masturbimi i shpeshtë dhe si ndikon në trup, epsh dhe psikikë? Sa shumë është tepër shumë?

Është vështirë të jepet një definicion për “masturbim të tepërt”, por sipas shkencëtarëve masturbimi më shumë se 3 herë në javë, konsiderohet i pashëndetshëm. Kush jemi   ne për të kundërshtuar  shkencëtarët? Me gjithë atë unë dua t’i kushtoj vëmendje vetëkënaqjes së  përditshme  dhe të  disahershme.  Theksoj – jo efekteve anësore të masturbimit, por pasojave të praktikumit të tij të tepërt.

Masturbimi i tepërt a krijon vështirësi në marrëdhëniet  seksuale?

Ky (d)efekt ka të bëjë me dy gjithit, si të lidhura, ashtu edhe të palidhura. Është provuar se masturbimi i tepërt   çon në humbjen e interesit në marrëdhëniet seksuale. Ndikon në aspektet fizike dhe psikike  lidhur me  seksin e përbashkët. Tek meshkujt mbizotërojnë manifestimet fiziologjike – vështirësi në ereksion dhe ejakulim. Apatia dhe mungesa e iniciativës seksuale mund të shfaqen tek gratë. Gjëja e çuditshme këtu është se njeriu pushon të kërkojë seks  dhe intimitet. Intimiteti është një pikë kyçe në marrëdhëniet njerëzore dhe nuk mund të zëvendësohet me masturbimin.  Shpesh herë,  meshkujt që masturbojnë  tepër shumë kanë vështirësi serioze për ta çuar partneren e tyre në orgazëm. Funksioni i tyre erektil gjithashtu përkeqësohet – jo vetëm me numrin e ereksioneve, por edhe me mbajtjen e tyre cilësore gjatë  marrëdhënieve seksuale. Përmes masturbimit e njohim trupin tonë, kuptojmë çfarë na pëlqen dhe si na pëlqen, kjo gjë është e mirë. E keqja është se sa më lehtë dhe më shpesh mbarojmë  vetë, aq më vështirë do të mbarojmë kur dikush tjetër na prekë. Thjesht mbi bazë psikike, kjo ndodh sepse ne e kemi mësuar tashmë trupin tonë një mënyrë të lehtë dhe efektive për të arritur orgazmën dhe duke i dhënë atij diçka të re (në këtë rast – një partner), ai reagon më ngadalë ndaj stimujve. Thuhet “nëse do një punë të përfundohet mirë, bëje vetë”. Nëse vetëkënaqeni shumë shpesh, rrezikoni të bëheni më pak të ndjeshëm ndaj llojeve të tjera të stimulimit seksual kur nuk jeni vetëm. Përveç kësaj, gjërat që dikur ju kanë  eksituar lehtë,  pas masturbimit të shpeshtë, mund të ndalojnë të shkaktojnë  eksitim, gjë që do t’ju shtyjë të kërkoni fantazi më intensive ose mjete ndihmëse vizuale.

A është masturbimi çrregullim psikik?

Tema e çrregullimeve  psikike dhe të sjelljes po diskutohet gjithnjë e më shumë, gjë që është krejt normale – për të kuptuar diçka, duhet të kemi informacion të mjaftueshëm për të. Këtu është vendi për t’i kushtuar vëmendje të ashtuquajturit  “Masturbim kompulsiv” apo thënë ndryshe – a mund të çojë masturbimi i shpeshtë në varësi? Për fat të keq,  përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë – “po, mund”.

Procesi i varësisë ndaj masturbimit është pak më i ndryshëm. Tek ai nuk ka import të substancave  të jashtme (si p.sh. tek narkotikët), por  ka lëshim të lëndëve  kimike të   brendshme gjatë vetë aktit. Eksitimi gjatë  masturbimit dhe  arritja e orgazmës stimulojnë sekretimin e këtyre substancave, të cilat quhen “sistemi i brendshëm i shpërblimit”. Me fjalë të tjera –  truri fillon të dëshirojë këtë “eksitim”, ndërsa  i varuri mësohet të arrijë orgazmën më shpejt dhe më shpesh. Përveç kësaj, ai mësohet me ndjenjën e masturbimit, ndonjëherë  deri në momentin kur aktiviteti “normal” seksual nuk është i kënaqshëm. Përveç kësaj, mund të vihen re  simptoma si rritja e ankthit dhe depresionit, deficiti i vëmendjes, problemet e kujtesës dhe përqendrimit, ankthi social etj. Këtu dikush do të shtronte pyetjen – si ta di nëse jam i varur? Mënyra e vetme për të kontrolluar është të bëni një pushim nga masturbimi. Ndalimi i tij për një kohë të caktuar (mundësisht për të paktën një muaj) do të tregojë qartë se si ndiheni dhe sa dhe si e ndjeni mungesën e tij në jetën tuaj të përditshme. Testi është plotësisht i kompletuar me rezultatin – nëse arrini  të kaloni, ndoshta nuk jeni të  varur.

Rekomandime mbi temën?

Masturbimi ende po konsiderohet si një prej mënyrave më të mira për heqjen e stresit. Ju rikujtojmë, se dhe pushimet e shkurtra prej tij ndihmojnë ndjeshëm për tonusin seksual. Unë personalisht votoj “pro” masturbimit të  shëndetshëm me një dorë (për arsye të dukshme). Në përfundim dua të them, se këto rreshta  vijnë tek  ju  jo që t’ju bind të hiqni dorë nga masturbimi. Gjeni vendin e tij në jetën tuaj dhe mësoheni ta kontrolloni – ai  varet prej jush dhe jo  ju prej tij!

Nëse keni pyetje shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected]

Ja dhe 5 këshilla për përmirësimin e vetëbesimit seksual

Share