KATEGORITË

Proçesi shkencor i Fekondimit

The Scientific Process Behind Conception

Njohuritë e disa njerëzve janë të kufizuara në lidhje me ovulacionin dhe riprodhimin në terma të tilla : “spermatozoidët bashkohen me vezën, veza ngjitet në mitër ’dhe ja, ju keni ngelur shtatzënë! Por fekondimi realizohet me më shumë proçese të tjera sesa thjesht kombinimi i dy qelizave riprodhuese. Në fakt, ju keni mundësi për të ngelur shtatzënë vetem në disa ditë në muaj.
Vazhdoni të lexoni për të mësuar procesin interesant të ovulacionit dhe fekondimit që. . . të cilët ju ndoshta nuk i dinit.

KUPTONI CIKLIN TUAJ

Ashtu si hëna dhe ndryshimet stinore, trupi i femrës kalon nëpër faza, të njohura si “cikle”. Cikli menstrual rregullohet nga ndërveprimi kompleks i hormoneve: hormoni luteinizues, hormoni stimulues i folikulave dhe hormonet seksuale femërore: estrogjeni dhe progesteroni.
Cikli juaj fillon në ditën e parë të menstruacioneve tuaja. Truri juaj çliron hormone, si hormoni stimulues i folikulave (FSH), i cili nxit një vezë të rritet dhe piqet brenda vezoreve. Hormonet gjithashtu mund të ndikojnë në trashjen e membranës së mitrës, në mënyrë që fekondimi të kryhet nëse ndodh shtatzënia. Kjo fazë e parë e ciklit menstrual vazhdon deri në ditën e 14-të dhe quhet faza folikulare.

GJATË OVULACIONIT

Periudha e ciklit është e ndryshme te çdo grua, por një cikël menstrual tipik është zakonisht rreth 26-35 ditë. Ovulacioni ndodh vetëm midis ditës së 11-21 për rreth 24 orë. Një hormon i quajtur hormon luteinizues (LH) pasi çlirohet shkakton lëshimin e vezës kur piqet plotësisht. Në këtë pikë sasia e mukusit të holluar të qafës së mitrës rritet duke e bërë kështu depërtimin e spermës në vezë më të lehtë.
Shumë njerëz mendojnë se mund të mbeten shtatzënë në çdo ditë të muajit, por ngjizja bëhet e mundur vetëm në disa ditë të muajit. Nëqoftëse po përpiqeni të parandaloni shtatzëninë, kjo është një arsye për të shmangur kontrollin e lindjes. Vlen për tu përmendur se sperma mund të mbijetojë brenda trupit tuaj deri në 5 ditë – kështu që ,shanset për të mbetur shtatzënë janë të larta.

KOHA ËSHTË E RËNDËSISHME

Procesi i riprodhimit të një femre fillon para se ajo të lindë. Kur ajo është vetëm fetus, zhvillon rreth 1-2 milion vezë, por lëshon vetëm rreth 400 gjatë jetës së saj. Pasi ajo arrin moshën e pubertetit, ajo lëshon vetëm një në muaj.
Kështu që, gjatë ovulacionit, veza e pjekur do të udhëtojë përgjatë tubit fallopian, ku qëndron për 24 orë. Nëse koha është e duhur dhe ka qeliza të qëndrueshme të spermës, ndodh fekondimi dhe ky proçes është pjesa e parë e shtatëzanisë. Por nëse nuk ndodh gjatë fazës së ovulacionit, atëherë veza do të shpërbëhet, dhe nivelet e progesteronit bien. Kjo quhet faza luteale e ciklit menstrual.
Më tej, (afërsisht, 12-16 ditë më vonë) veza së bashku me gjakun dhe indet nga membrana e mitrës do të nxirren nga trupi duke shkaktuar kështu menstruacionet.
Nëse ndodh ngjizja, veza e fekonduar udhëton nga tubi fallopian në mitër, ku duhet të vendoset në murin e trashë të mitrës, në mënyrë që një embrion të fillojë zhvillimin e tij.

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË FEKONDIM
PESHA

Pavarësisht nëse jeni mbipeshë ose nënpeshë, trupi juaj mund të ndikojë në nivelin e fertilitetit tuaj. BMI ( Indeksi i masës trupore) nëse është shumë i lartë ose shumë i ulët mund të ndërhyjë në ekuilibrin e hormoneve riprodhuese. Në fakt, shëndeti në përgjithësi mund të ndikojë në sistemin tuaj riprodhues – përfshirë ciklet tuaja menstruale të rregullta (ose të çrregullta). Nëse flini gjumë mjaftueshëm, stërvitja, një dietë e shëndetshme dhe hidratimi i rregullt janë thelbësore për mirëmbajtjen e një sistemi riprodhues që funksionon mirë (dhe shëndetin e përgjithshëm).
Sigurohuni që pasi të mbani një BMI të shëndetshëm, problemet tuaja të fertilitetit mund të përmirësohen. Nëse nuk jeni i sigurt, është gjithmonë më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

MOSHA

Në përgjithësi, pas moshës 35 vjeç, niveli juaj i fertilitetit ka tendencë të ulet me moshën. Ekzistojnë shumë trajtime të ndryshme të fertilitetit, përfshirë Fekondimin In Vitro (IVF) që mund të çojë në një shtatëzani të suksesshme.
Sidoqoftë, nëse jeni nën 35 vjeç dhe po përpiqeni të ngeleni shtatzënë për më shumë se 12 muaj, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore. Shumë njerëz nuk janë në dijeni të problemeve që kanë me riprodhimin derisa të përpiqen të fekondohen.
MOSHA NDIKON TE FERTILITETI…EDHE TE MESHKUJT!
Edhe pse burrat nuk kalojnë teknikisht në menopauzë, ata arrijnë në një moshë kur lëvizja, sasia dhe forma e spermatozideve madje edhe nevoja e tyre seksuale nuk është më aq e lartë sa më parë. Kjo është një arsye se pse mund të ketë vonesë për të ngelur shtatëzënë.
Nëse partneri juaj është më i moshuar, ata gjithashtu mund të kenë nevojë të konsultohen me mjekun për të rritur shanset për një shtatëzani të mundshme.

TRAJTIMI I INFERTILITETIT

Ka shumë arsye të ndryshme për shtatzëninë e vonuar, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ju dhe partneri juaj të kontrolloheni nga një mjek i specializuar mjekësor. Shumë njerëz nuk kanë dijeni për infertilitetin e tyre derisa tentojnë të fekondohen.
Për fat të mirë, falë mjekësisë dhe teknologjisë ka shumë mundësi trajtimi në dispozicion. Këtu përfshihen barnat e fertilitetit, IVF ose edhe thjesht mbajtja e një trupi të shëndetshëm.

MENDONI QË MUND TË JENI SHTATËZËNË?

Shenjat e para dhe më të zakonshme të shtatëzanisë përfshijnë vonesë të menstruacioneve, urinim të shpeshtë, lodhje, ndjesia e të vjellave (zakonisht përjetohen në mëngjes ose gjatë gjithë ditës) dhe gjinj të butë.
Edhe pse këto shenja janë shumë të zakonshme, jo të gjithë e përjetojnë shtatzëninë njësoj. Nëse shfaqni simptoma të ndryshme ose madje nuk keni fare simptoma – është më mirë të kërkoni menjëherë ndihmë. Në fakt, sipas studimeve mjekësore, është e rrallë, por e mundur të përjetoni tremujorin tuaj të parë pa asnjë simptomë.
Nëse nuk jeni i sigurt, bëni një test shtatëzanie ditën e parë pasi ju janë vonuar menstruacionet, në mënyrë që të planifikoni për të ardhmen tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

SI FUNKSIONON SURECHECK

Nëse ka ndodhur fertilizimi dhe fekondimi, trupi juaj do të çlirojë hCG, i njohur gjithashtu si “hormoni i shtatëzanisë”. Testi Surecheck do të jetë në gjendje të zbulojë shtatzëninë që ditën e parë pasi j’u janë vonuar menstruacionet.

Nëse po përpiqeni të përmirësoni fertilitetin tuaj ose të parandaloni shtatëzaninë, mund të lexoni artikujt më të fundit në blog-un tonë për të mësuar më shumë rreth trupit të femrës.

Share