KUSHTET E PËRDORIMIT

Kjo faqe (“Faqja”) ju vihet në dispozicion nga UniComs Zvicër GmbH (“UniComs”), Bahnhofplatz,6300 Zug, Zvicër.
Kushtet e përdorimit që vijojnë, rregullojnë qasjen dhe përdorimin e kësaj Faqeje nga ana juaj. Gjithashtu, kushtet konkrete mund të zbatohen për një përmbajtje konkrete, të dhëna, materiale ose informacion konkret që përmbahen ose që mundësohen nëpërmjet kësaj Faqeje. (“Përmbajtja”), edhe për një përmbajtje konkrete, të dhëna, imazhe, materiale ose informacion që ju mund të ngarkoni, të vini në dispozicion dhe/ose të publikoni në këtë Faqe (“Përmbajta e përdoruesit”), ose transaksione të përfunduara nëpërmjet kësaj Faqeje. Këto kushte specifike mund t`u shtohen Kushteve të përdorimit ose edhe mund t`i zëvendësojnë këto Kushte Përdorimi, por vetëm nëse kjo është e përmendur shprehimisht.

PRANIMI I KUSHTEVE TË PËRDORIMIT

Nëpërmjet aksesit ose përdorimit të kësaj Faqeje ju bini dakord të lidheni në mënyrë të ligjshme me Kushtet e Përdorimit dhe me të gjitha kushtet e përgjithshme që përmbahen ose të cilat janë përmendur këtu, ose me të gjitha kushtet shtesë të parashtruara në këtë Faqe. Nëse NUK jeni dakord me të gjitha këto kushte, NUK duhet të aksesoni ose ta përdorni këtë Faqe.

NDRYSHIMI I KUSHTEVE

Këto Kushte Përdorimi UniComs mund t`i ndryshojë në çdo kohë. Kushtet e Përdorimit që ndryshohen, hyjnë në fuqi pas publikimit të tyre. Nëse pas një publikimi të tillë, ju vazhdoni të vizitoni Faqen ose ta përdorni atë, me këtë do të konsiderohet se i keni pranuar këto ndryshime. Ju këshillojmë të ndiqni rregullisht të gjitha afatet dhe kushtet e aplikueshme.

UniComs rezervon të drejtën për të ndërprerë ose për të bërë ndryshime ose aktualizime të Faqes ose përmbajtjes së Faqes në çdo kohë, pa paralajmërim. UniComs rezervon të drejtën, për të kufizuar, refuzuar ose pezulluar menjëherë dhe në çdo kohë aksesin në këtë Faqe për çdo person, pavarësisht nga rasti, si ta gjykojë vetë.

POLITIKA E PRIVATËSISË

Informacioni personal që vihet në dispozicion ose mblidhet nëpërmjet ose në lidhje me këtë Faqe, përdoret vetëm në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë, dhe këto Kushte Përdorimi gjithashtu janë objekt i Politikës së Privatësisë që publikohet në këtë Faqe.

PËRJASHTIMI I PËRGJEGJËSISË

GJITHË INFORMACIONI (PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR, TEKSTE, IMAZHE, GRAFIKA, LINKE DHE MATERIALE TË TJERA) I FAQES JEPET NË DISPOZICION “SIÇ ËSHTË” DHE “SIÇ ËSHTË I DISPONUESHËM”. UNICOMS DHE SHOQËRITË E TIJ BIJA, SHOQËRITË E LIDHURA, PARTNERËT, DHËNËSIT E LICENCAVE, MBAJTËSIT E LICENCAVE TË MARKAVE TREGTARE DHE FURNIZUESIT, ME SA MË SIPËR, HEQIN DORË NGA PËRGJEGJËSIA, DERI NË SHKALLËN QË PARASHIKON LIGJI, NGA DEKLARATAT OSE GARANCITË E ÇDO LLOJI, TË DREJTPËRDREJTA OSE TË TËRTHORTA, PËRFSHIRË GARANCITË E CILËSIVE TREGTARE, SKADENCËN PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, MOSPRISHJEN E FUNKSIONIMIT DHE PËRMBAJTJES SË KËSAJ FAQEJE, OSE PËRMBAJTJEN E PËRDORUESIT.

Kjo është një Faqe Publike. Mos jepni këtu informacione privatësie.

UniComs dhe shoqëritë e tij bija, shoqëritë e lidhura, partnerët, dhënësit e licencave, mbajtësit e licencave të markave tregtare dhe furnizuesit e tij nuk mbajnë përgjegjësi për ndërprerjet dhe mangësitë në Internet, në shërbime rrjeti ose hostingu dhe nuk do të garantojnë që Faqja ose shërbimet që e bëjnë këtë Faqe të aksesueshme, ose komunikacionet elektronike që dërgohen nga UniComs nuk përmbajnë viruse ose elemente të tjera të dëmshme.
Të gjitha materialet që do të shkarkohen ose merren në mënyra të tjera nëpërmjet përdorimit të kësaj Faqeje, do të bëhen me dashjen ose me risk nga ana juaj. Ju vetë do të jeni përgjegjësi për çdolloj dëmi të sistemit tuaj kompjuterik ose për humbje të dhënash si rezultat i shkarkimit të çdo materiali të këtij lloji.
KJO FAQE DHE INFORMACIONI QË MUNDËSON, NUK I ZËVENDËSOJNË KONSULTIMET MJEKËSORE TË MJEKUT SPECIALIST. MOS E PËRDORNI KËTË FAQE DHE INFORMACIONIN QË JEP PËR VETËDIAGNOSTIKIM DHE/OSE VETËMJEKIM. KONSULTOHUNI GJITHMONË ME MJEKUN TUAJ RRETH PROBLEMEVE SHËNDETËSORE DHE MJEKËSORE QË MUND TË KENI. ÇDO INFORMACION MBI SHËNDETIN QË JEPET NË KËTË FAQE, KA VETËM QËLLIM INFORMIMI DHE NUK DUHET TË PËRDORET NË VEND TË KONSULTIMIT QË JEP MJEKU SPECIALIST. DO TË JETË ME PËRGJEGJËSINË TUAJ NËSE I REFEROHENI INFORMACIONIT QË PËRMBAN KJO FAQE.
BASHKËPUNËTORI DHE PËRMBAJTJA E PËRDORUESIT
Me publikimin e Përmbajtjes së Përdoruesit në këtë Faqe, përfshirë fotografi dhe histori personale, ju bini dakord se materiali është i përshtatshëm, konstruktiv dhe me vend dhe nuk përmban asgjë që mund të jetë jashtë rregullave ose që është në një mënyrë tjetër e papërshtatshme për t`u publikuar, përfshirë, por pa u kufizuar, elemente që (1) mund të ishin shpifëse ose të dëmshme për ju a për një person ose organizatë tjetër, (2) mund t`i shkaktojnë dëm një personi a një pasurie ose në ndonjë mënyrë tjetër të shpifin apo të shqetësojnë një person ose organizatë tjetër, (3) mund t`i shkelin disa të drejta të ligjshme një personi (përfshirë të drejtën e paprekshmërisë së jetës private ose publike), (4) që janë pornografike, banale, të pahijshme, të turpshme ose kërcënuese, (5) që shkaktojnë mbi bazë kulturore, etnike ose një bazë tjetër, ose (6) propozojnë apo nxitin një veprimtari të paligjshme.
Pohoni, deklaroni dhe garantoni se, Përmbajtja e Përdoruesit, përfshirë fotografi dhe histori që i janë vënë në dispozicion Faqes, nuk shkel të drejtat pronësore të një personi tjetër, përfshirë, por pa u kufizuar, të drejtën e autorit, markën tregtare, dizajnin, të drejta të tjera mbi pronën intelektuale ose patentën, ose çdo lloj detyrimi privatësie.
Pohoni, deklaroni dhe garantoni se, çdo ide, publikime, diskutime ose Përmbajtje tjetër Përdoruesi që i vihet në dispozicion Faqes nga ana juaj, që nuk është objekt mbrojtjeje të të drejtave për pronën intelektuale, mund të përdoret nga çdo bashkëpunëtor tjetër pa pagesë ose referimi.
Me këtë ju i jepni UniComs-it dhe shoqërive të tij bija, degëve, shoqërive të lidhura, mbajtësve të licencave të markave tregtare dhe partnerëve të tjerë në gjithë botën një licencë të parevokueshme, pa shpërblim, jo ekskluzive, që mund të nënlicencohet dhe të transferohet, për përdorim, riprodhim, përgatitje të veprave derivate, të shpërndajë, të prezantojë publikisht, të tregojë, të shfaqë dhe të publikojë Përmbajtje të Përdoruesit, përfshirë fotografitë dhe historitë personale, që i janë vënë në dispozicion nga ana juaj kësaj Faqeje dhe mediave të tjera sociale ose për materiale marketingu, reklame dhe lidhje me publikun të UniComs në çdo mënyrë dhe në të gjitha mjetet e informacionit të gjerë. .
Ju vetë mbani përgjegjësi për Përmbajtjen tuaj të Përdoruesit, përfshirë fotografi dhe histori personale, dhe për pasojat e postimit, dërgimit dhe/ose publikimit të tyre. UniComs mund, por nuk detyrohet të shfletojë dhe të ndjekë Përmbajtjen e Përdoruesit para dhe/ose pas dërgimit. Por ju deklaroni se për ne është e pamundur të vëzhgojmë ose të shfletojmë gjithë Përmbajtjen e Përdoruesit. Pa kufizim, UniComs, shoqëritë e tij bija, degët, shoqëritë e lidhura, partnerët, dhënësit e licencave, mbajtësit e licencave të markave tregtare dhe furnizuesit nuk kanë dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi për saktësinë, plotësinë, cilësinë ose vlefshmërinë e Përmbajtjes së Përdoruesit që publikohet nga palë të treta në Faqe.
UniComs nuk mbështet Përmbajtjen e Përdoruesit, as mendimet, rekomandimet ose këshillat e shprehura në të, dhe UniComs refuzon shprehimisht çdolloj përgjegjësie për sa i përket Përmbajtjes së Përdoruesit, përfshirë fotografitë dhe historitë personale.
UniComs zotëron të drejtën e vetme dhe mundësinë që të përditësojë dhe/ose të heqë fotografi, njoftime, histori ose çdo lloj tjetër prej Përmbajtjes së Përdoruesit që mund të jetë e papërshtatshme, jashtë rregullave ose në një mënyrë tjetër vjen në shkelje të këtyre Kushteve të Përdorimit për çdolloj shkaku, pa paralajmërim ose pëlqim dhe vetëm sipas gjykimit të saj. Secili përdorues që gjykon se Përmbajtja e Përdoruesit është e papërshtatshme ose jashtë rregullave, këshillohet të komunikojë menjëherë UniComs në këtë adresë e-mail-i: [email protected] Pas marrjes së një mesazhi të tillë, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të ndërmarrë veprimet që do t`i quajmë të nevojshme brenda një afati të arsyeshëm kohor. Për aq sa kemi të bëjmë me një proces që bëhet me dorë, ne ju informojnë se me gjasë mund të mos heqim ose redaktojmë menjëherë një Përmbajtje konkrete të Përdoruesit.

KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

UNICOMS OSE SHOQËRITË E TIJ BIJA, DEGËT, SHOQËRITË E LIDHURA, PARTNERËT, DHËNËSIT E LICENCAVE, MBAJTËSIT E LICENCAVE TË MARKAVE TREGTARE DHE FURNIZUESIT NË ASNJË RRETHANË NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS PËR DËME TË DREJTPËRDREJTA OSE TË TËRTHORTA, PENALE, ME PARAMENDIM, AKSIDENTALE OSE TJETËR LLOJ, QË BUROJNË, JANË SHKAKTUAR NGA OSE JANË TË LIDHURA ME AKSESIN, PËRDORIMIN OSE PAMUNDËSINË E AKSESIT OSE PËRDORIMIT TË KËSAJ FAQEJE, TË PËRMBAJTJES OSE PËRMBAJTJES SË PËRDORUESIT, PËRFSHIRË FOTOGRAFI DHE HISTORI PERSONALE, EDHE NËSE UNICOMS JANË VËNË NË DIJENI PËR PROBABILITETIN E NJË DËMI TË TILLË, PËRVEÇ KUR KËTO DËME KANË LINDUR SI REZULTAT MASHTRIMI APO PREZANTIMI TË PAVËRTETË NGA ANA E UNICOMS-it.

Nëse jeni rezident në një shtet ku nuk lejohet asnjë nga përjashtimet nga përgjegjësia ose kufizimet e përgjegjësisë të përmendura më sipër ose nuk lejohet ndonjë nga refuzimet e garancive të përmendura më sipër, atëherë këto përjashtime ose kufizime nuk kanë të bëjnë me ju, por vetëm për aq sa këto përjashtime ose kufizime nuk janë të lejuara. Në këtë rast përjashtimet ose kufizimet e përmendura kufizohen në shkallën maksimale të mundshme që lejohet nga legjislacioni në fuqi.

PËRMBAJTJA E PERSONAVE TË TRETA / SOFTUERI

UniComs nuk mban asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e cilësdo faqe që është në pronësi të një personi të tretë, e cila mund të shfaqet ose të lidhet me Faqen nëpërmjet hiperlinkut, pavarësisht nëse ky hiperlink vihet në dispozicion nga Faqja ose nga një person i tretë në përputhje me Kushtet e Përdorimit. Çdo link i Faqes sonë për tek një faqe tjetër nuk është se përbën miratim të asaj faqeje dhe nuk përbën vlerësim ose garanci sa i përket saktësisë, afatit kohor ose përshtatshmërisë së përmbajtjes së asaj faqeje tek e cila Faqja mund të ofrojë link, pra, ne nuk marrim përgjegjësi për asgjë.

E DREJTA E AUTORIT DHE MARKAT TREGTARE

E drejta e autorit dhe të gjitha të drejtat e pronës intelektuale dhe të drejtat e tjera të pronësisë për Përmbajtjen që vihen në dispozicion nga UniComs, shoqëritë bija të tij, degët, shoqëritë e lidhura, partnerët, licencuesit, mbajtësit e licencave të markave tregtare dhe/ose partnerëve të tjerë, softueri për punë dhe publikime në Faqe, grumbullimi i të dhënave të Faqes dhe rendi, konsekuenca dhe rregullimi i Faqes, të gjitha këto janë pronë e grupit të kompanive UniComs dhe/ose e mbajtësve të licencave të markës së tij tregtare, partnerëve të tjerë ose dhënësve të licencave. Të gjitha të drejtat mbi Përmbajtjen, të cilat nuk janë përmendur këtu shprehimisht, janë të rezervuara.

Surecheck markë e regjistruar tregtare e grupit të kompanive UniComs.

Surecheck dhe të gjitha markat e tjera tregtare të regjistruara të UniComs Grup dhe degëve të tij dhe shoqërive të lidhura, përbëjnë akte të rëndësishme të grupit të kompanive UniComs dhe shoqërive të lidhura. Përdorimi i duhur i këtyre markave tregtare është me rëndësi dhe ju duhet të ndiqni udhëzimet e UniComs kur ridërgoni produktet dhe shërbimet e kompanisë sonë.

Përdorimi dhe regjistrimi i emrit Surecheck është rezervuar ekskluzivisht për grupin e kompanive tona. Nuk mund të regjistroni e as të përdorni emër firme, markë tregtare, emër ligjor, emër tregtar, emër domejni ose emër tjetër, udhëzim ose përshkrim, në të cilat bën pjesë emri Surecheck ose çfarëdo qoftë emri të ngjashëm me të ose emër që përmban një pjesë të emrit Surecheck ose përfshin një markë tjetër të regjistruar tregtare që është pronë e grupit të kompanive UniComs, e degëve të saj ose e shoqërive të saj të lidhura.

TË DREJTËT E PRONËSISË MBI KËTË FAQE

Kjo Faqe është publike në thelbin e saj dhe çdo informacion që vihet në dispozicion në të quhet jokonfidencial. Ju pohoni se, çdo vëne në dispozicion e shpikjeve që përfshihen në një Përmbajtje Përdoruesi që keni publikuar, përbën “publikim” të kësaj shpikjeje në pajtim me legjislacionin në fuqi të patentave.

Ju pohoni se çdo Përmbajtje Përdoruesi e publikuar dhe/ose e diskutuar në këtë Faqe, mund të jetë objekt i patentave, të drejtave të autorit, markave tregtare dhe të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale të UniComs, shoqërive të tij bija, shoqërive të lidhura, mbajtësve të licencave të markave tregtare, partnerëve të tjerë ose personave të tretë. Nëse parashikoni të përdorni ide, plane, propozime ose një tjetër Përmbajtje Përdoruesi, publikuar në Faqe, ju keni përgjegjësinë për të ndërmarrë hapat përkatës për sqarimin e të drejtave mbi pronën intelektuale, para se të filloni nga përdorimi.

DËMSHPËRBLIMI DHE LIRIMI NGA PËRGJEGJËSIA

Ju pajtoheni të dëmshpërbleni dhe ta lironi nga përgjegjësia UniComs-in, shoqëritë e tij bija, degët, shoqëritë e lidhura, mbajtësit e licencave të markave tregtare, partnerët dhe furnizuesit e tjerë dhe secilin prej zyrtarëve të tyre përkatës, administratorët, punonjësit, ortakët, përfaqësuesit ligjorë, personat e autorizuar, trashëgimtarët dhe pasardhësit ligjorë kundrejt të gjitha dëmeve, detyrimeve, shpenzimeve dhe harxheve (përfshirë honorarë të arsyeshëm për avokatë e profesionistë, si dhe shpenzimet gjyqësore), të cilat mund të lindin nga publikimi, përmbajtja ose transmetimi i çdo njoftimi, të dhëne, materiali ose një tjetër Përmbajtje Përdoruesi, përfshirë fotografi dhe histori personale, që ia vini në dispozicion Faqes, ose çdo shkelje nga ana juaj e këtyre Kushteve të Përdorimit. Në rast ankese ose veprimesh ligjore që burojnë nga një njoftim ose Përmbajtje tjetër Përdoruesi, përfshirë fotografi dhe histori personale të publikuara nga ana juaj, UniComs rezervon të drejtën për të zbuluar identitetin tuaj dhe çdo informacion tjetër për ju, që UniComs mund ta disponojë.

Në rast mosmarrëveshjeje midis jush dhe njërit ose më shumë përdoruesve, ju i lironi UniComs, shoqëritë e tij bija, degët, shoqëritë e lidhura, mbajtësit e licencave të markave tregtare, partnerët dhe furnizuesit e tjerë, si dhe secilin prej zyrtarëve të tij përkatës, administratorët, punonjësit, ortakët, përfaqësuesit ligjorë, personat e autorizuar, trashëgimtarët dhe pasardhësit ligjorë nga çdolloj padie, pretendime dhe dëme (reale ose të tërthorta) të çdolloji, të njohura e të panjohura, të cilat burojnë nga ose në një farë mënyre janë të lidhura me mosmarrëveshje të tilla.

PEZULLIMI I SAJTIT

Ne zotërojmë të drejtën e vetme të pezullojmë Faqen ose cilëndo pjesë të saj për çfarëdo qoftë arsye dhe në çdo kohë pa paralajmërim ose pëlqim. Ne nuk mbajmë përgjegjësinë dhe nuk kemi detyrimin e pamundësisë për të ngarkuar, ruajtur ose fshirë një Përmbajtjeje dhe/ose një Përmbajtje Përdoruesi që i është vënë në dispozicion Faqes.

PRODUKTET

Faqja mund të përmbajë referenca për produkte dhe shërbime konkrete, të cilat mund të mos jenë të aksesueshme (lehtësisht) në një shtet të caktuar. Çdo referencë e këtij lloji nuk do të thotë dhe as nuk garanton se ato produkte ose shërbime do të jenë të aksesueshme në çdo kohë e në çdo shtet konkret. Ju lutemi, kontaktoni me partnerin lokal të biznesit të UniComs për informacion të mëtejshëm.

LEGJISLACIONI NË FUQI DHE ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

Këto Kushte të Përdorimit rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Zvicrës. Përjashtohet zbatimi i Konventës së OKB-së të datës 11 prill 1980 mbi Marrëveshjet e shitjeve ndërkombëtare të mallrave (CIGS).

Ju bini dakord me juridiksionin e gjykatave të Zvicrës për të gjitha mosmarrëveshjet, paditë ose arsyet për ngritje padie gjyqësore, të cilat burojnë nga ose kanë të bëjnë me, ose janë të lidhura me Kushtet në fjalë për përdorimin e kësaj Faqeje, përfshirë çdolloj mosmarrëveshjesh që kanë të bëjnë me ekzistencën ose vlefshmërinë e këtyre Kushteve të përdorimit, me kusht se pranoni të dërgoni të tilla mosmarrëveshje e kërkesëpadi ose arsyet për ngritje padie gjyqësore ekskluzivisht pranë gjykatave të Zvicrës.

PAVARËSIA E KLAUZOLAVE

Në rast se ndonjë nga klauzolat e këtyre Kushteve të Përdorimit quhet si e pavlefshme dhe e paaplikueshme, atëherë klauzola e pavlefshme dhe e paaplikueshme duhet zëvendësuar me një klauzolë të vlefshme dhe të aplikueshme, e cila t`i korrespondojë në maksimum qëllimit të klauzolës së mëparshme, ndërkohë që klauzolat e tjera mbeten në fuqi.

PA HEQUR DORË NGA E DREJTA

Moszbatimi nga ana e UniComs i ndonjë pjese të këtyre Kushteve të Përdorimit nuk do të përbëjë heqje dorë nga cilado e drejtë e UniComs sipas këtyre Kushteve të Përdorimit, pavarësisht nëse është fjala për veprime të kaluara ose të pritshme nga ana e cilitdo person. As marrja e çfarëdolloj fondesh nga UniComs, as referimi i cilitdo person ndaj veprimeve të UniComs-it nuk do të quhet heqje dorë nga një pjesë e këtyre Kushteve të Përdorimit. Vetëm heqja dorë konkrete e me shkrim nga e drejta, e nënshkruar nga një përfaqësues i autorizuar i UniComs, duhet të ketë fuqi juridike.

TITUJT

Titujt e kapitujve të Kushteve të Përdorimit janë vënë vetëm për lehtësi dhe nuk përbëjnë pjesë të këtyre Kushteve, si dhe nuk ndikojnë në asnjë mënyrë në kuptimin ose interpretimin e Kushteve të Përdorimit.

Ju falënderojmë se i jeni bashkuar faqes tonë!