Adoleshentët

PRODUKTET MENSTRUALE MË TË NJOHURA: AVANTAZHET AND DISAVANTAZHET

Period products

Kur bëhet fjalë për produktet higjenike menstruale, përzgjedhja e tyre varet plotësisht nga secila prej nesh. Nëse një produkt është i përshtatshëm për një femër mund të mos funksionojë për një tjetër. Kjo për shkak se të gjithë kemi ndryshime në ciklin menstrual, sasive të rrjedhjes, kushteve vaginale dhe përceptimin e ndryshëm të rehatisë. Pra, është e rëndësishme të kuptojmë dhe të provojmë metoda të ndryshme për t’u kujdesur për ciklin tonë menstrual.
Më poshtë kemi listuar avantazhet dhe disavantazhet e produkteve më të njohura të menstruacioneve.

TAMPONËT

Tamponët janë një nga produktet më të njohura të menstruacioneve në ditët e sotme për disa arsye . Tamponët janë shufra të vogla prej pambuku të cilat j’u bejnë të ndiheni rehat dhe të jeni aktive pa u shqetësuar për rrjedhjet menstruale.

Avantazhet

Të padukshme
Tamponët janë të vegjël dhe të lehtë për t’u mbajtur në çantë ose në xhep . Kjo e lehtëson përgatitjen dhe j’u lejon të ndërroheni shpejt dhe lehtë. Në varësi të rrjedhjeve tuaja, shumica e markave të tamponëve rekomandojnë që tamponi të ndërrohet çdo 4-8 orë. Pra, është e shumë e rëndësishme të kesh një alternativë diskrete dhe të lehtë për ti përdorur.
Aktiviteti fizik
Tamponët janë të përshtatshme dhe j’u japin mundesinë për të qenë aktivë pa ndjerë ndjesinë e rrjedhjes së menstruacioneve. Me tamponët, ju jeni të lira të bëni stërvitje, të merreni me sport dhe madje të notoni të qeta.

Disavantazhet

Sindromi i goditjes toksike
Edhe pse e rallë, Sindromi i goditjes toksike (TSS) është ende një mundësi. TSS mund të jetë një gjendje fatale e shkaktuar nga bakteret që futen në trup dhe lëshojnë toksina të dëmshme. Sidoqoftë, ndryshimi i tamponit tuaj brenda kohës së caktuar e zvogëlon rrezikun.
Rrjedhja menstruale
Nëse keni rrjedhje menstruale në sasi të pakët, vendosja e një tamponi mund t’ju krijojë ndjesi të pakëndshme. Në të kundërt, nëse keni rrjedhje në sasi të madhe mund të keni rrjedhje nëse vendosni tamponin në masën e gabuar ose nëse nuk e ndryshoni shpesh.
PECETAT HIGJENIKE
Pecetat janë një tjetër produkt i zakonshëm menstrual që ka në avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Ekzistojnë plot lloje pecetash me madhësi, forma dhe materiale të ndryshme.

Avantazhet

Të thjeshta dhe të sigurta pëe t’u përdorur
Pecetat janë një alternative e mirë fillestare për femrat që sapo ju kanë filluar cikli i tyre menstrual; pasi janë shumë të thjeshta për t’u përdorur – thjesht ngjitini ato në mbathjet tuaja. Gjithashtu ato janë të sigurta për t’u përdorur me më pak masa paraprake dhe janë mjaft të sigurta për t’u përdorur gjatë natës pa rrezikun e TSS.
Rrjedhje të ndryshme
Pecetat kanë shumëllojshmëri opsionesh të ndryshme për t’ju përshtatur ndryshimeve në rrjedhjen menstruale dhe aktiviteteve fizike. Kjo është e përshtatshme pasi fluksi i rrjedhjeve tuaja përgjithësisht ndryshon dita-ditës gjatë ciklit tuaj të menstruacioneve.

Disavantazhet

Të dukshme
Pecetat janë të dukshme pasi ato janë përgjithësisht të mëdha, kështu që ato mund të dallohen sipër veshjeve tuaja. Gjithashtu ka mundësi të keni rrjedhje sepse ato kanë tendencë të zhvendosen ndërkohë që ju lëvizni.Edhe nëse mundoheni ti rregulloni kur ato lëvizin mund të bëjnë zhurmë nga ngjitja te mbathjet tuaja.
Kufizime në veshjen e llojit të mbathjeve
Nëse do përdorini peceta higjenike ju nuk mund të vishni tanga apo mbathje braziliane. Për shkak të formës se pecetave, ato duhet të ngjiten në pjesën e brendshme të mbathjeve të cilat duhet te jenë të gjera në mënyrë pecetat të ngjiten plotësisht.
KUPAT MENSTRUALE
Nëse nuk ju pëlqejnë pecetat ose keni frikë nga rreziku potencial i tamponëve, atëherë ekzistojnë mundësi të tjera për ju. Vitet e fundit është përfolur shumë rreth këtij produkti menstrual të vogel prej silikoni.

Avantazhet

Miqësore me mjedisin
Kupa e menstruacioneve është miqësore me mjedisin pasi duhet ta zëvendësoni çdo 1-5 vjet (në varësi të markës që e prodhon) dhe mund të zbrazet apo pastrohet çdo 8 deri në 12 orë. Shumica e kupave janë gjithashtu BPA, latex, dhe pa ftalate duke i bërë ato më të mira për mjedisin dhe më mira për trupin tuaj.
Përdorim të sigurtë
Kupat menstruale e grumbullojnë gjakun në vend që ta thithin atë dhe kjo zvogëlon rrezikun tuaj për TSS. Për shkak të kësaj, është gjithashtu më e lehtë të mbani vlerat të normale të pH të vaginës dhe të disa baktereve të dobishme. Për më tepër, nuk duhet të shqetësoheni për aromat e pakëndshme sepse gjaku nuk ekspozohet në ajër, ndryshe nga produktet e tjera të njohura menstruale.

Disavantazhet
Vështirësi ne ndërrim
Nëse sapo keni filluar t’i përdorni kupat menstruale, ndërrimi i tyre mund t’ju duket paksa i vështirë në fillim. Për më tepër, mund të ndiheni në siklet kur pastroni kupën në një banjë publike.
MBATHJET E MENSTRUACIONEVE
Mbathjet e menstruacioneve janë mbathje posacërisht për të thithur rrjedhjet e menstruacioneve. Mund të përdoret vetëm ose dhe me tamponë ose peceta si masë mbrojtese për rrjedhjet. Është gjithashtu e dobishme për gratë që kanë rrjedhje nga fshikëza e urinës.

Avantazhet

Blihen vetëm një herë
Mbathjet e menstruacioneve janë si mbathjet e zakonshme të cilat ju mund të vishni dhe ripërdorni – që do të thotë se zvogëloni grumbullimin e pecetave për një përdorim.
Nuk lënë njolla
Ju nuk keni pse të shqetësoheni për hedhjen e mbathjeve nëse ato njollosen me pika gjaku, pasi këto mbathje kanë veti të thithin lagështinë dhe njollat e gjakut lahen shumë kollaj.

Disavantazhet

Aroma
Për shkak se menstruacionet rrjedhin jashtë trupit tuaj, ka mundësi të ndihet aroma e padëshiruar. Për më tepër, ndjesia e lagështisë mund të jetë e pakëndshme për disa femra.
Kosto të lartë
Për shkak se janë krijuar me teknologji dhe copë të veçantë, këto mbathje janë më të shtrenjta se mbathjet e zakonshme. Në varësi të kohëzgjatjes së ciklit tuaj dhe sa shpesh i ndërroni ato, kanë kosto relativisht te lartë!
Nëse jeni të interesuar për artikuj të tjerë interesantë për ju dhe trupin tuaj, në blogun tonë ne publikojmë fakte informuese dhe interesante për ju!
Dëshironi të mësoni më shumë rreth trupit të femrës? Shihni artikullin tonë për 7 mënyrat kryesore për të rritur libidon tuaj

Share