Edukimi seksual është një pjesë thelbësore e edukimit shëndetësor dhe është i rëndësishëm për zhvillimin e adoleshentëve, për edukimin e tyre dhe ekzistencën e zyre të përgjithshme. Por për fat të keq, ka shumë tema, të cilat mbeten të pa prekura në orët e edukimit seksual, përfshirë bisedimet për kënaqësinë e gruas, mundësitë për parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar, seksin në shoqëritë LGBTQ (lezbiket, homoseksualët, biseksualët dhe njerëzit transgjinorët), sëmundjet e transmetuara seksualisht dhe shumë të tjera.
Këtu janë 6 gjërat që edukimi seksual nuk ka arritur t’ju mësojë.
1. SHUMICA E GRAVE NUK PËRJETOJNË ORGAZËM PËRMES PENETRIMIT NË MARRËDHËNIET SEKSUALE
Edhe pse disa filma porno jorealiste mund t’ju bëjnë të besoni, se të gjitha gratë mund të arrijnë orgazëm disa minuta pas penetrimit, në fakt shumica e grave kanë nevojë edhe për stimulimin e klitorit për të arritur orgazmën.
Një studim i zhvilluar në vitin 2017 nga Debby Herbenick në Universitetin Indiana, zbuloi, se VETËM 18.6% prej grave ndajnë, se penetrimi nuk është i mjaftueshëm për të përjetuar në orgazëm. Prandaj, mos harroni klitorin!
2. JO TË GJITHA GRATË KANË GJAKDERDHJE KUR HUMBASIN VIRGJËRINË E TYRE
Disa gra kur bëjnë seks për herë të parë kanë gjakderdhje, disa të tjera jo ……në të dyja rastet gjithçka është në rregull!
Kur gratë kanë gjakderdhje gjatë aktit seksual kjo është për shkak të himenit – membranës së hollë të hapjes vagjinale. Gjatë seksit vaginal për herë të parë himeni juaj copëtohet dhe mund të shkaktojë dhimbje dhe gjakderdhje. Por është me rëndësi të theksohet, se himeni juaj mund të copëtohet edhe në rrugë natyrale nga gjëra të tjera siç janë marrja me sport, përdorimi i tamponëve të papërshtatshme ose përdorimi i objekteve të tjera në vaginë.
Disa gra kanë lindur me një membranë shtesë të himenit, e cila mund të shkaktojë me shumë gjakderdhje, ndërsa të tjera – me një himen shumë të vogël sikur nuk e kanë fare.
Pavarësisht a keni gjakderdhje pas marrëdhënies seksuale për herë të parë ose jo, ju jeni plotësisht normale!
3. EKZISTOJNË MËNYRA TË NDRYSHME PËR PARANDALIMIN E SHTATZËNISË SË PADËSHIRUAR
Për fat të keq nuk ka recetë të aplikueshme për të gjithë. Nëse diçka funksionon në mënyrë perfektë te miku juaj, kjo mund të mos ketë efekt të njëjtë tek ju.
Për më tepër, ekziston një numër tepër i madh i të rinjve që besojnë se “pilula” është mënyra e vetme për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar. Për të zgjedhur mënyrën më të mirë të mbrojtjes për trupin tuaj, është e nevojshme të njiheni me opsionet e ndryshme që keni përpara vetes.
Ekzistojnë pesë metoda kryesore për parandalimin e shtatzënisë.
Metodat e kontracepsionit: prezervativë për meshkuj dhe për femra, diafragma, kapuç cervikal
Kontracepsioni afatgjatë i kthyeshëm (LARC): pajisje intrauterine standarde (IUD), implante kontraceptive
Metodat hormonale: „injeksioni”, pilula e kombinuar perorale, pilula që përmbajnë vetëm progesteron, ngjitës kontraceptiv, unazë vaginale
Kontracepsioni i emergjencës: spirali prej bakri, pilula kontraceptive të emergjencës (ECPs)
Sterilizimi: implant kontraceptiv, bllokimi i gypave të falopit, vazektomi
Vini re, se asnjë formë e kontracepsionit nuk është 100% efektive (madje edhe disa forma të sterilizimit).
Për më tepër, format hormonale dhe të tjera të brendshme të kontracepsionit nuk do t’ju mbrojnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, edhe nëse merrni pilula, por mund të përdorni metoda standarde të kontracepsionit për të mbrojtur veten nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Kur flasim për kontracepsionin, është e rëndësishme të bisedoni me një mjek specialist për të zgjedhur më të mirën për trupin tuaj.
4. TESTOHENI PËR SËMUNDJE SEKSUALISHT TË TRANSMETUESHME
Sëmundjet infektive seksualisht të transmetueshme mund të përhapen përmes kontaktit oral, anal, seksit vaginal, madje edhe kontaktit seksual. Pra, kur dikush thotë “nuk kam bërë seks”, kjo nuk do të thotë që ai kurrë nuk ka qenë të ekspozuar ndaj një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Çfarë mund t’ju befasojë më shumë sesa fakti që mund të jeni bartës i një sëmundje seksualisht të transmetueshme, por pa e ditur atë! Në fakt, shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme kanë simptoma të vogla ose nuk kanë fare. Prandaj, mënyra e vetme për t’u siguruar në këtë është duke u testuar.
Ne e dimë se tingëllon pak e frikshme, por shumica e infeksioneve seksualisht të transmetueshme shërohen lehtësisht dhe në shumicën e rasteve mbahen në konfidencë. Kështu që nuk keni asnjë justifikim! Të testoheni është pjesë e të qenit një person i përgjegjshëm dhe seksualisht aktiv.
5. ÇFARË PËRBËN SEKSI I SIGURT PËR SHOQËRITË LGBTQ
Mund të keni vënë re, se në shumë orë të edukimit seksual fjala “seks” shpesh përdoret për ta përshkruar aktin seksual të penetrimit të penisit në vaginë te njerëzit heteroseksualë. Por është gjithashtu e rëndësishme që shkollat dhe njerëzit të kuptojnë që seksi I SIGURT është i domosdoshëm edhe për njerëzit e të njëjtës gjini!
Çiftet e të njëjtës gjini gjithashtu duhet të përdorin kontraceptivë, prezervativë për meshkuj dhe për femra, digë dentare dhe të tjera për evitimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Një gjë tjetër që shkolla mund të mos ju ka mësuar është se çiftet e të njëjtës gjini kanë aftësi riprodhuese, përkatësisht fekondim in vitro, surrogaci, dhe të tjera!
6. FILMAT PORNO NUK JANË EDUKIM SEKSUAL
Filmat porno mund të jenë një përvojë argëtuese dhe relaksuese, por nëse filloni me to që nga fillimi, kjo nuk është zgjidhja më e mirë. Përveç kësaj, është e rëndësishme të bëhet dallimi midis seksit në filmat porno dhe seksit të vërtetë dhe të mos arrini në pritje joreale.
Nëse vërtet doni të mësoni më shumë rreth seksit, bisedoni me një të rritur që i besoni, p.sh. mësues i edukimit seksual, prind ose mjek specialist. Po, ne e dimë që të shkosh te gjinekologu mund të jetë shumë e bezdisshme, por ai është atje për t’ju ndihmuar.
Mësoni më shumë rreth trupit tuaj në blogjet e mëposhtme: