Adoleshentët

10 KONTRACEPTIVË JO STANDARDË DHE TË RREZIKSHËM QË NUK DUHET T’I PËRDORNI KURRË

10 Weird and Dangerous Contraceptives

Ndoshta është vështirë të besoni, me gjithë se na duket që gjyshet dhe stërgjyshet tona vazhdimisht kanë lindur fëmijë, ideja për kontraceptivët në praktikë është aq e vjetër sa koha.
Sidoqoftë, kontraceptivët nuk kanë qenë në formën e paketës së pilulave që njohim sot. Kanë ekzistuar disa mënyra të pazakonta, nga herë edhe të pabesueshme të kontracepsionit, disa prej tyre përdoren deri më sot. Ju paralajmërojmë – KURRË mos i provoni!
Mundohuni të mos shokoheni kur lexoni për disa nga këta “të ashtuquajturit” kontraceptivë.

1. Limoni

Po, e keni lexuar drejtë. Tekstualisht një limon i prerë në dy pjesë i përdorur si diafragmë kontraceptive. Tani mund ta merrni me mend se nga lindi ideja për diafragmën moderne, pasi forma është e ngjashme.
Thonë, se acidi citrik ka veti kontraceptive sepse shkatërron spermatozoidet. Kategorikisht mos e përdornin limonin, sepse lëngu i limonit mund të shkaktojë infeksione të padëshiruara.

2. Ekskrementet e krokodilit

Kjo gjithashtu është shokuese! Ekskrementet e krokodilit janë përdorur nga egjiptianët e lashtë që në vitin 1850 para Krishtit si një prej formave më të hershme të kontracepsionit. Në Ramesseun Papyri (tekst mjekësor nga shekulli 17) rekomandohet përdorimi i ekskrementeve të krokodilit për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar.
Egjiptianët e lashtë kanë besuar, se konsistenca e trashë dhe e ngjitshme e ekskrementeve mund të krijojë një mur mbrojtës i cili të pengojë depërtimin e spermatozoideve. Mund të thuhet kategorikisht, se bile egjiptianët e lashtë kanë ditur, se kjo metodë kontraceptive është e tmerrshme dhe nuk duhet të përdoret kurrë.

3. Merkuri

Ne jemi mirënjohës për kontraceptivët modernë me gjithë mangësitë e tyre. Gratë në Kinën e lashtë kanë pirë merkur për të parandaluar shtatzëninë.
Ideja është të pihet një sasi e mjaftueshme që të parandalohet mbetja shtatzënë, por jo aq shumë që mund të të vrasë ose të të helmojë ( Ua, ka rrezik të madh!) Për merkurin dihet, se shkakton dëmtim të trurit, insuficiencë të veshkave, sterilitet dhe madje vdekje.

4. mjalti

Të gjithë dimë, se ka shumë përfitime nga mjalti, por mos pritni që ai të përdoret si mënyrë për parandalimin e shtatzënisë.
Mjalti është përdorur si një formë tjetër e kontracepsionit nga egjiptianët e lashtë, kur kanë kuptuar se ekskrementet e krokodilit nuk kane efekt. Mjalti përzihet me Acai Berry dhe ngitet në një tampon të bërë me dorë. Duhet shtuar se mjalti padyshim nuk është një kontraceptiv i sigurt ose i provuar, prandaj duhet të shmanget.

5. Çaji prej testikujve të kastorit

Dëshironi një filxhan çaj prej testikujve të kastorit për të parandaluar shtatzëninë?
Gratë në Kinën e lashtë kanë besuar kategorikisht, se duke pirë një filxhan çaj prej testikujve të kastorit do të mund të mbrohen nga shtatzënia.
Ju rikujtojmë, se kjo nuk bazohet në asnjë provë mjekësore.

6. acidi

Në fakt, substanca acidike dhe jo acid i vërtetë.
Gratë në Perandorinë Romake dhe Perandorinë Greke kanë pasur zakonin për t’u larë me lëngje të ndryshme acidike siç janë limoni, uji i detit madje edhe uthulla. Tronditemi vetëm nga mendimi për përdorimin e uthullës në pjesët intime të një gruaje. Mos përdorni asnjë substancë acidike si kontraceptivë!

7. Koka-Kola

Harrojeni për një kanaçe Koka-kolë të ftohtë, e cila t’ju freskojë pas aktit seksual. Koka-kola në praktikë është përdorur nga gratë, të cilat kanë përfytyruar se me të do të pengojnë hyrjen e spermatozoideve ne vaginë.
Thonë, se Koka-kola dietike konsiderohet si më efektive. Me siguri mund të themi, se kjo NUK është një metodë e vërtetuar plotësisht ose shkencërisht.

8. ULU GALIÇ DHE TESHTIJ

Sikur të ishte kaq e thjeshtë, apo jo?
Disa mjekë në Greqinë e lashtë u kanë propozuar grave të ulen galiç menjëherë pas aktit seksual dhe të përpiqen të teshtijnë që të nxjerrin tërë spermën jashtë.
Hmm! Në vend të kësaj, pyesni mjekun tuaj për një metodë më të besueshme dhe të përshtatshme të kontracepsionit.

9. zorrët e kafshëve

Që në vitin 1400 zorrët e kafshëve (konkretisht ato të derrit ishin të njohura në disa vende) janë përdorur për krijimin e prezervativëve të parë
Romakët e lashtë kanë përdorur fshikëzën urinare kryesisht të deleve dhe dhive, ndërsa kinezët dhe japonezët kanë preferuar të përdorin zorrët e qengjit për të bërë prezervativë të tillë.
Nuk duam të mendojmë për infeksionet që mund të shkaktohen nga kjo, padyshim që NUK ia vlen të provoni

10. FRUTAT E DËLLINJËS

Indianët kanë menduar, se mund të parandalojnë shtatzëninë, nëse tre ditë me radhe pinë çaj prej frutave të dëllinjës.
Frutat e dëllinjës e bëjnë mukozën e mitrës të papërshtatshme për zhvillimin e embrionit, prandaj grave të shtatzëna dhe grave me foshnjë në gji u rekomandohet të përmbahen nga konsumi i tyre. A është e drejtë ose jo, konsumi i frutave të dëllinjës nuk është një metodë e provuar plotësisht dhe shkencërisht për parandalimin e shtatzënisë.
Metodat kontraceptive të përmendura më lartë nuk janë të sigurta, as efektive në krahasim me ato të sotme, por tregojnë se parandalimi i shtatzënisë së padëshiruar ka qenë një temë aktuale që para shekujve. Për fat të mirë, në sajë të arritjeve të shkencës moderne tashmë ka mundësi të besueshme për parandalimin e shtatzënisë.
A doni të mësoni më shumë për kontraceptivët modernë të sigurt? Shikoni 6 faktet tona më interesante në lidhje me prezervativët.

Share