Të mbetesh shtatzënë është një gjë që shumë prej nesh e konsiderojnë si diçka të dhënë. Thjesht kemi marrëdhënie seksuale dhe mbetemi shtatzënë, apo jo? Por në shumë gra, edhe problemet më të vogla shëndetësore mund të dëmtojnë sistemin riprodhues dhe të ndikojnë në shanset për të mbetur shtatzënë.
A e dini, se mbi 15% prej çifteve luftojnë me problemet e fertilitetit? Ekzistojnë faktorë të ndryshëm gjenetik dhe faktorë të lidhur me mjedisin, siç janë dieta jo të shëndetshme, pirja e duhanit dhe stresi të cilët ushtrojnë ndikim në fertilitet dhe mund të prekin sistemin riprodhues si të meshkujve, ashtu edhe të femrave.
Me gjithë mundësitë dhe arritjet e shumta të mjekësisë, gjithnjë e më shumë gra kërkojnë mjete natyrale për stimulimin e fertilitetit në vend të procedurave dhe barnave të rrezikshme, që në praktikë dalin shumë të shtrenjta.
Nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë dhe dëshironi të provoni disa mundësi më pak invazive, shikoni udhëzuesin tonë të mrekullueshëm se si të stimuloni fertilitetin në mënyrë natyrale.
MBAJTJA E PESHËS SË SHËNDETSHME

Mbipesha ose nënpesha mund të ndikojë në shanset e mbetjes shtatzënë. Kjo është diçka që duhet të merrni parasysh kur stimuloni fertilitetin në mënyrë natyrale.
Yndyrat e tepërta të trupit çojnë në mbiprodhimin e hormoneve të caktuara që prishin ovulacionin. Kjo do të thotë që cikli juaj nuk është shumë i rregullt dhe kështu shanset tuaja për të mbetur shtatzënë zvogëlohen.
Në mënyrë të ngjashme, shumë pak yndyrë në trup gjithashtu ulin prodhimin e hormoneve të nevojshme për ovulacionin çdo muaj. Kjo rënie e hormoneve krijon probleme gjatë shtatzënisë edhe nëse keni mbetur shtatzënë.
Nuk jeni të sigurt nëse keni një peshë të shëndetshme? Përpiquni të llogarisni IMT tuaj (Indeksin e masës së trupit) duke përdorur këtë formulë: IMT = kg /m2. IMT i shëndetshëm është midis 18.5 dhe 25. Një IMT mbi 30 zakonisht konsiderohet si mundësi e ulët e mbetjes shtatzënë.
dieta juaj
Përpiquni të perceptoni trupin e gruas si një makinë për prodhimin e foshnjave! Si çdo makinë ai ka nevojë të lubrifikohet mirë dhe të shërbehet rregullisht. Ju duhet ta ushqeni me ushqime të shëndetshme, të mbani një peshë të shëndetshme dhe të kujdeseni për çdo problem shëndetësor që mund të shfaqet.
Organizmi i ushqyer mirë stimulon fertilitetin në mënyrën natyrale. Mundohuni te hani ushqime të pasura me antioksidantë si acidi folik dhe zinku, të cilët përmirësojnë fertilitetin si tek grat, ashtu edhe tek burrat, sepse asgjësojnë radikalet e lira dhe toksinat e tjera. Radikalet e lira sulmojnë vezën dhe spermatozoidet që pakëson shanset tuaja për të mbetur shtatzënë.
Ushqimet me përmbajtje të lartë të antioksidantëve janë arroret, frutat, perimet dhe drithërat. Ato sigurojnë sasi të madhe të vitaminave C dhe E, acidit folik, beta-karotinës dhe luteinës. Një faktor tjetër me ndikim mbi antioksidantët është mungesa e këtyre lëndëve ushqyese që zgjat ciklin menstrual, çon në ovulacion më të shkurtër gjatë muajit dhe në rrezik më të madh të abortit të hershëm spontan.
Kërkoni nga mjeku juaj familjar t’ju rekomandojë shtesa ushqimore me vitamina të përditshme, nëse mendoni se ju mungojnë lëndë ushqyese.
DUHANPIRJA
Tymi i cigareve përmban lëndë të ndryshme kimike të dëmshme, të cilat prekin të gjitha pjesët e trupit tuaj, përfshirë sistemin reproduktiv. Këto toksina dëmtojnë vezën dhe spermatozoidet si rrjedhojë dhe shëndetin e foshnjës suaj. Në praktikë, mjekët rekomandojnë të hiqni dorë nga pirja e duhanit muaj përpara se të përpiqeni të mbeteni shtatzënë.
Infertiliteti është më i zakonshëm tek duhanpirësit, si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Gjithashtu, tek gratë që pinë duhan, menopauza ka më shumë të ngjarë të ndodhë herët (para moshës 45 vjeç).
Për duhanpirësit pasivë gjithashtu ka dëme nga tymi i cigareve dhe periudha e mbetjes shtatzënë mund të kërkojë më shumë kohë sesa tek gratë që nuk janë të ekspozuar ndaj tymit të cigareve
Nëse ju ose partneri juaj përpiquni të hiqni dorë nga cigaret, drejtojini mjekut tuaj familjar që t’ju këshillojë se si të përballonin këtë zakon të keq.
MENDONI PËRPARA SE TË PINI
Edhe pse ende nuk jeni shtatzënë, shmangia e alkoolit mund të jetë diçka që t’i kushtoni vëmendje, sepse pirja ka një efekt negativ në fertilitet.
Studimet tregojnë se pirja e 8 pijeve në javë zgjat periudhën e mbetjes shtatzënë. Kjo ndihmon për të stimuluar fertilitetin në mënyrë natyrale. Një studim tjetër konstaton një lidhje midis konsumit të alkoolit dhe numrit të madh të testimeve të infertilitetit.
Abuzimi me alkool gjatë shtatzënisë ndalohet kategorikisht. Kjo rrit mundësinë e ndikimit të pafavorshëm në zhvillimin, rritjen, zhvillimin mendor dhe sjelljen e foshnjës suaj. Fatkeqësisht, dëmtimet janë afatgjata dhe mund të prekin fëmijën në pjesën tjetër të jetës së tij.
Bëni seks para ovulacionit
Ovulacioni është lidhur me lëshimin e vezës, e cila zhvendoset përmes tubave fallopiane, ku fekondohet nga spermatozoidi. Nëse kjo nuk ndodh, cikli menstrual fillon.
Nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë vini re, qe spermatozoidi qëndron i gjallë në trupin e njeriut deri në pesë ditë, ndërsa vezët vetëm nga 12 deri në 24 orë pasi të lëshohen.
Ju rekomandojmë të bëni seks çdo ditë të dytë duke filluar nga dita e 10 pas fundit të ciklit menstrual. Kjo zvogëlon mundësinë të humbisni momentin e fekondimit, më në veçanti nëse kohëzgjatja e ciklit ndryshon nga muaji në muaj.
BËNI NJË TEST

Sa më herët të mësoni, aq më mirë. Zbulimi i hershëm i shtatzënisë do të thotë që mjeku juaj do të jetë në gjendje t’ju rekomandojë ekzaminimet prenatale në kombinim me një dietë të përshtatshme dhe zakone të tjera të shëndetshme.
Ju rekomandojmë të përdorni testin e shtatzënisë Surecheck me hCG (hormonin gondatropin korionik njerëzor), i cili konstaton fekondimin rreth dy javë pas mbetjes shtatzënë. Kjo teknologji jep rezultate të sakta nga cikli i parë i vonuar.
Që të jeni të sigurt bëjeni testin në mëngjes, sepse vlerat e hormonit hCG zakonisht janë më të larta në urinën e parë të mëngjesit. Mos harroni të bëni një test pas disa ditësh për të përjashtuar mundësinë e një rezultati të pasaktë.
MËSONI CILAT JANË DITËT TUAJA TË FEKONDIMIT
Pavarësisht se sa kohë kaloni me partnerin tuaj nën çarçafët, nëse humbisni shumicën e ditëve të muajit të fekondimit, do të keni probleme për të mbetur shtatzënë! Është e rëndësishme të bëni seks kur veza juaj është gati.
Nëse nuk jeni të sigurt për periudhën e ovulacionit, shumë mjekë rekomandojnë për një saktësi më të madhe të përdoren testet e ovulacionit. Me to do të mësoni kur lëshohet veza që ta bëni planin tuaj.
Ekzistojnë gjithashtu dhe metoda të tjera për llogaritjen e datës së ovulacionit. Diagrami i temperaturës bazale të trupit (TBT), ndjekja e ciklit dhe bile aplikacionet mobile të përpunuara posaçërisht për këtë qëllim, të gjitha këto janë metoda të dobishme dhe të besueshme.
Një këshillë nga Surecheck: Ju rekomandojmë të shkarkoni aplikacionin kalendar Surecheck për të ndjekur lehtë ciklin tuaj mujor.
Jini qetë!
Sot, në botën dinamike dhe me ritme të shpejta ku jetojmë, stresi është pothuajse i pashmangshëm dhe kjo ndikon negativisht në shanset e një gruaje për të mbetur shtatzënë.
Me rritjen e niveleve të stresit hormonet në trup arrijnë nivelin e tyre më të lartë dhe shanset për të mbetur shtatzënë zvogëlohen. Sipas studimeve, ankthi dhe depresioni prekin deri në 30% të grave që kanë probleme të fertilitetit.
Nëse shqetësoheni se nuk do të mbeteni shtatzënë, mbani mend se një grua e stresuar nuk ofron një mjedis të favorshëm për një foshnjë. Mundohuni të ulni ankthin dhe të shijoni procesin e krijimit të një foshnje me partnerin tuaj. Ne ju rekomandojmë që të bisedoni me të për gjëra të tjera përveç anktheve dhe shqetësimeve tuaja ose të kërkoni grupe mbështetëse dhe konsulentë.
A dyshoni se mund të jeni shtatzënë? Merrni një test shtatzënie që sot dhe sigurohuni me Surecheck.