KATEGORITË

KËSHILLAT DHE TRUKET SI T’I LARMONI GJËRAT NË DHOMËN E GJUMIT

Boosting women's libido

Pavarësisht se sa jeni të zënë me punë dhe përgjegjësi të tjera, shumica e njerëzve kanë nevojë për seks, intimitet dhe afërsi gjatë gjithë jetës së tyre. Seksi nuk është vetëm për kënaqësi, por gjithashtu ka përfitime të vërteta për shëndetin. Rritja e dëshirës seksuale mund të kontribuojë për një jetë më të mirë seksuale, më pak stres dhe të rrisë ndjenjën e intimitetit midis jush dhe partnerit tuaj

Pavarësisht nëse dëshironi ta bëni jetën tuaj seksuale më të larmishme ose thjesht përpiqeni të bëheni pak më lojcak në përgjithësi, këshillat tona kryesore do t’ju ndihmojnë të rritni epshin tuaj dhe pse të mos përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ju prezantojmë 7 mënyra dhe strategji natyrore për të rritur dëshirën seksuale.

LOJA E DASHURISË

Hapi i parë në përmirësimin e jetës suaj seksuale qëndron në dy fjalë të thjeshta … loja e dashurisë! Herën tjetër kur të jeni nën çarçafët, përpiquni të ndani kohë dhe të përqendroheni më shumë në puthje, prekje dhe seks oral para marrëdhënies seksuale. Ju gjithashtu mund të përfshini lodra seksi ose truke të tjera jo standarde që gjithashtu do t‘i bëjnë gjërat më të larmishme.
Për gratë, loja e dashurisë mund të ketë një rëndësi të madhe. Disa studime tregojnë se vetëm 18% e grave arrijnë orgazëm vetëm përmes penetrimit në aktin seksuale, ndërsa 33.6% e grave thonë se kanë nevojë për stimulim e klitorit për të përjetuar orgazëm. Pjesa më e madhe e këtij stimulimi fillon gjatë lojës së dashurisë, kështu që është e rëndësishme të gjeni kohë të mjaftueshme për stimulimin dhe predispozicionin shtesë.
Loja më e mirë e dashurisë dhe përjetimet më të gjata seksuale mund të rritin dëshirën tuaj për seks, gjithashtu të epshit dhe dëshirës suaj së tërësishme seksuale.

FLISNI HAPUR ME PARTNERIN TUAJ

Dimë se tingëllon pak banale, por kjo strategji e thjeshtë vërtetë mund të bëjë mrekulli. Faktorët emocionalë dhe psikologjikë ushtrojnë ndikim mbi dëshirën për seks dhe shpesh herë janë shenje për problemet jashtë dhomës së gjumit. Është me rëndësi të komunikomi me partnerin tuaj, kështu që emocionet negative të mos depërtojnë në jetën tuaj seksuale.
Bisedimet për ndjenjat dhe shqetësimet tuaja do t’i lejojnë partnerit tuaj të kuptojë si ndiheni dhe të qetësoheni, madje do të forcojnë marrëdhëniet tuaja
Po sikur jeta të bëhet dinamike? Ndarja e pak kohë për seks do të jetë e dobishme jo vetëm për marrëdhëniet, por edhe për trupin tuaj. Nëse e keni të vështirë të gjeni kohë, përpiquni të planifikoni me vetëdije ca kohë për seks. Në fillim mund të duket se ju po e bëni atë me forcë, por me kalimin e kohës do të fillojë të ndodhë natyrshëm.
Nëse keni probleme në komunikimin me partnerin tuaj, kërkimi i ndihmës nga një seksolog ose terapist familjar mund të jetë një zgjidhje e mirë për ju. Këta terapistë ofrojnë gjithashtu këshillime për çifte, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bisedoni me partnerin për shqetësimet tuaja, brenda dhe jashtë dhomës së gjumit

ZBULONI USHQIMET AFRODIZIAKE

Sipas studimeve, ushqimi mund të rrisë ose të ulë epshin. Megjithëse çokollata nuk ka një efekt të drejtpërdrejtë në dëshirën seksuale, kjo ëmbëlsirë e shijshme stimulon lëshimin e feniletilaminës dhe serotoninës në trup. Këto substanca prodhojnë një afrodiziak dhe ju bëjnë të ndiheni mirë, gjë që nga ana tjetër ndikon në dëshirën seksuale. Çokollata përmban një sasi të madhe sheqeri, kështu që nëse keni nevojë për pak më shumë energji, kjo mund të jetë ushqimi nxitës seksual për ju.
Pjepri është një ushqim tjetër që mund të ngre humorin tuaj falë citrulinës. Citrullina është një amino acid jothelbësor që lëshon dhe hollon enët e gjakut pikërisht si Viagra dhe barnat e tjera të përdorura për mjekimin e disfunksionit erektil.
Shembuj të tjerë të ushqimeve afrodiziake janë midhjet, luleshtrydhet, specat djegëse dhe shumë të tjera. Ne jua rekomandojmë nëse doni të bëheni më lojcak.

Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike jo vetëm që ndihmojnë në ruajtjen e formës, por ndikojnë edhe në jetën seksuale. Mbajtja e formës së duhur ju ndihmon të ndiheni mirë në lëkurën tuaj, rrit qarkullimin e gjakut, detoksifikon organizmin dhe stimulon neurotransmetuesit e humorit të mirë, hormonet dhe endorfinat (kjo përfshin serotoninën, adrenalinën, testosteronin).
Aktiviteti fizik forcon muskujt, shton forcën, qëndrueshmërinë dhe qarkullimin e gjakut, që mund të çoje në orgazëm të fortë, ereksion më të fortë dhe në tërësi të përmirësojë jetën tuaj seksuale.
Nuk ka rëndësi çfarë ushtrime ju pëlqejnë, thjeshtë filloni, dilni jashtë dhe lëvizni!

KONTROLLI MBI STRESIN

Sipas mjekëve, stresi është një faktor i fortë në uljen e dëshirës seksuale. Ankthi i rëndë shpesh pengon funksionin normal seksual dhe shtyp dëshirën seksuale si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Sidoqoftë, ky ankth nuk lind domosdoshmërisht në dhomën e gjumit.
Sipas botimit “Medical News Today”, njerëzit me orar të ngjeshur të punës, përgjegjësi ose faktorë të tjerë, që shkaktojnë stres në jetën e tyre shpesh ndihen të lodhur që si rrjedhojë ndikon në dëshirën e tyre seksuale. Ndërsa tek meshkujt, nivelet e larta të stresit bile vështirësojnë mbajtjen e ereksionit.
Mundohuni të përmirësoni shëndetin tuaj psikik dhe të zvogëloni stresin e panevojshëm duke ngrënë më të shëndetshëm, duke ndarë kohë për aktivitet fizik, duke përmirësuar marrëdhëniet me partnerin tuaj dhe madje edhe duke u konsultuar me një terapist për të gjitha çështjet kryesore që mund të jenë shkaku i problemeve tuaja.

KONTROLLI MBI MËNYËN PËR MBROJTJE NGA SHTATZËNIA

Të gjithë kontraceptivët hormonalë: pilula, ngjitës kontraceptiv ose implant mund të kenë një efekt pozitiv ose negativ në dëshirën seksuale. Shpesh këto hormone sintetike ulin epshin. Nëse keni epsh të ulët, është mirë të merrni parasysh nëse kohët e fundit keni ndryshuar metodën tuaj të kontracepsionit për të zbuluar nëse kjo mund të jetë shkaku.
Ju gjithashtu mund të bëni një studim, ka shumë artikuj në internet, grupe në mediat sociale dhe blogje që flasin për efektet e kontraceptivëve dhe madje komentojnë masat dhe metodat konkrete. Nëse vazhdoni të keni vështirësi në përcaktimin e shkakut të ndryshimeve në dëshirën tuaj seksuale, këshillohuni me një specialist. Mjeku i përshtatshëm mund t’ju ndihmojë të gjeni kontraceptivët e duhur për ju për të shmangur efektet anësore të padëshiruara

Terapia hormonale

Sipas botimit “Medical News Today”, mjekët shpesh herë rekomandojnë barna me estrogjen për gratë me epsh të ulët, të cilat i afrohen periudhës së menopauzës ose për shkaqe të tjera hormonale.
Këto mjekime përfshijnë terapinë me estrogjen – ky medikament rrit nivelet e estrogjenit në tërë trupin që mund të ndihmojë në epshin e ulët. Të tjera përfshijnë mjekimin lokal me estrogjen që është nën formës e kremit ose të unazës vaginale. Ato lehtësojnë thatësinë dhe ndihmojnë për përjetimet më të mira seksuale.
Ekziston edhe terapi hormonale për meshkujt, siç është terapia e zëvendësimit të testosteronit.
Pavarësisht nëse do të hani një ose dy midhje ose do të zbuloni se aktiviteti fizik e bën gjakun tuaj të vlojë, është me rëndësi të mos harroni, se kur bëhet fjalë për dëshirën seksuale, nuk ka zgjidhje universale. Njerëzit e ndryshëm kanë nevojë për qasje të ndryshme me të cilat të përmirësojnë ose të stimulojnë epshin e tyre. Nëse keni probleme shëndetësore ose keni nevojë për ndihmë suplementare, kërkoni ndihmën e mjekut.

Share