Jam shtatëzënë

PLUSET DHE MINUSET E KONTRACEPTIVËVE TË KOMBINUAR ORALË

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KONTRACEPTIVËT ORALË

Kur merren çdo ditë pilulat kontraceptive rregullojnë hormonet dhe parandalojnë me sukses mbi 99% mundësinë të mbeteni shtatzënë. Ekzistojnë dy kategori kryesore të kontraceptivëve oralë. Këto janë mini pilula dhe më e njohura pilula e kombinuar. Ato përfshijnë imitime të hormoneve sintetike, të cilat zakonisht prodhohen nga vezoret. Dallimi është, se mini pilula zakonisht përfshin vetëm progesteron sintetik, ndërsa pilula e kombinuar – imitime të estrogjenit dhe progesteronit. Pilulat mund të sjellin me vete shumë përfitime, por edhe efekte potenciale anësore, që mund të dëmtojnë trupin tuaj.

Më poshtë do të zbuloni listën me pluset dhe minuset e kontraceptivëve më të njohur oralë dhe të kuptoni a janë ato zgjedhja më e mirë për ju.

SI FUNKSIONOJNË PILULAT KONTRACEPTIVE?

Pilula e kombinuar pengon ovulacionin në vezoret. Të dyja llojet – pilula e kombinuar dhe mini pilula, i pengojnë spermatozoidit të fekondojë vezën. Kjo bëhet përmes trashjes së mukusit rreth qafës së mitrës. Hormonet sintetike ushtrojnë ndikim edhe mbi mukozën e mitrës, duke vështirësuar ngjitjen e vezës mbi muret e mitrës.

SI MERRET PILULA?

Në varësi të shtetit ku jetoni dhe të ligjeve vendase ju mund të merrni kontraceptivë oralë nga klinikat e shëndetit seksual, nga gjinekologu, nga farmacia ose nga mjeku juaj familjar. Pilulat e kombinuara zakonisht janë në një blister që përmban 28 pilula: 21 pilula aktive me hormone dhe 7 tableta placebo.
Për efekt më të mirë rekomandohet që pilula të merret çdo ditë në të njëjtën kohë.

PËRFITIMET E MARRJES SË KONTRACEPTIVËVE ORALË

Positive side effects of the oral contraceptive

ZVOGËLON MUNDËSINË TË MBETENI SHTATZËNË

Përfitimi i parë dhe kryesor i kontraceptivëve oralë është parandalimi i shtatzënisë së padëshiruar. Në se merren drejtë efekti është mbi 99%. Me gjithë atë, ai mund të bjerë ndjeshëm deri në 93-97%, nëse pilulat nuk merren sipas instruksioneve.

RREGULLOJNË CIKLIN MENSTRUAL

Metodat për parandalimin e shtatzënisë – kontraceptivët e kombinuar oralë, balancojnë luhatjet në nivelet e hormoneve përgjatë tërë ciklit. Kjo ndihmon për probleme të ndryshme menstruale siç janë p.sh. menstruacioni i parregullt dhe i tepruar. Madje ndihmojnë edhe në disa simptoma të sindromës së vezores polikistike (PCOS), përfshirë dhimbjen, aknet dhe qimet e tepërta.

Çdo metodë për parandalimin e shtatzënisë funksionon në mënyrë të ndryshme. Shumica e kontraceptivëve oralë e detyrojnë ciklin menstrual të kalojë më lehtë dhe të jetë i parashikueshëm – kështu që të jeni të gatshme për të çdo muaj.

MË PAK SPAZMA

Pilula e kombinuar shpesh herë ndihmon në spazmat menstruale, sepse përmban estrogjen dhe progestin. Ky kombinim i hormoneve bllokon prodhimin e prostaglandinës – hormon, i cili kontrollon ënjtjet dhe tkurrjet e mitrës. Pilula lehtëson spazmat në ovulacion, sepse parandalon shfaqjen e tij.

A e dini, se … pilulat për parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar shpesh herën rekomandohen nga mjeku për menstruacion të dhimbshëm dhe spazma gjatë ovulacionit.

LEHTËSOJNË SIMPTOMAT E SINDROMËS PARAMENSTRUALE

Sindroma paramenstruale ose SPM do të thotë simptoma fizike dhe emocionale që shfaqen para fillimit të ciklit. Shumë gra përjetojnë shqetësime fizike ose emocionale gjatë javëve ose ditëve pak para menstruacioneve. Si shumë probleme të tjera menstruale, SPM zakonisht është për shkak të luhatjeve hormonale dhe pilula e kombinuar në këtë rast siguron një dozë të rregullt të hormoneve.

MË PAK MIGRENA MENSTRUALE

Me gjithë se në fillim të marrjes mund të vuani nga dhimbja koke, pilula mund t’ju shpëtojë prej saj në plan afatgjatë. Në se keni dhimbje intensive të kokës ose migrenë në etapat e ndryshme të ciklit, kjo mund të jetë lidhur pjesërisht me çekuilibrin hormonal. Këto rënie hormonale në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit janë shkaku kryesor për migrenën tek disa gra. Siç thamë më lartë, metodat hormonale për parandalimin e shtatzënisë mund të çojnë në minimum çekuilibrin hormonal gjatë tërë ciklit dhe kështu të zvogëlojnë mundësinë për migrena menstruale.

ZVOGËLIMI I RREZIKUT TË KANCERIT

Studimet tregojnë se gratë që përdorin pilula të kontrollit të lindjes kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë kancer të vezores ose qafës së mitrës sesa ato që nuk e bëjnë këtë.

Mbrojtja kundër këtyre llojeve të kancerit mund të zgjatë deri në 30 vjet pas ndërprerjes së pilulave të kombinuara kontraceptive dhe sa më gjatë t’i merrni ato, aq më gjatë do të jetë veprimi i saj.

Sipas studimeve të fundit, pilula ushtron efekt minimal mbi rrezikun e kancerit të gjirit. Me gjithë atë, studimet tregojnë, se ka një rënie me 18% në zhvillimin e kancerit në zorrën e trashë tek grat, që e marrin.

EFEKTET ANËSORE NEGATIVE TË PILULËS KONTRACEPTIVE

Negative Side Effects of The Oral Contraceptive Pill

DHIMBJA E KOKËS DHE VJELLJA

Nëse keni dhimbje kohe, vjellje ose marramendje që nga marrja e pilulës, lajmi i mirë është, se këto efekte anësore zakonisht zhduken pas 3 muajve të parë.

Këshilla e Surecheck: Merrini kontraceptivët oralë me ushqim ose një mëngjes të vogël. Kjo pakëson ndjenjën e pazakontë deri sa trupi juaj të adaptohet ndaj niveleve të reja të estrogjenit dhe progesteronit. Një mënyrë tjetër për parandalimin e të vjellave është që pilula të merret para shtrimit në gjumë.

NDRYSHIMET NË GJENDJEN E LËKURËS DHE AKNET

Aknet mund të shfaqen ose të shtohen, kur ka luhatje në nivelet e hormoneve. Nuk janë të rralla rastet që puprrat të shpërthejnë, kur gratë fillojnë ta marrin pilulën. Por pilula e kombinuar kontraceptive rekomandohet edhe si mënyrë për mjekimin dhe kontrollimin e akneve, sepse rregullon dhe kontrollon lëshimin e hormoneve. Nëse pas 3 muajsh nga marrja e pilulës, aknet vazhdojnë të shfaqen, këshillohuni me mjekun tuaj. Mjeku mund t’ju ndihmojë të gjeni një pilulë kontraceptive ose trajtimin e akneve që është efektive për ju. Zgjidhje universale për këto gjëra nuk ka.
Kontraceptivët oralë shoqërohen gjithashtu me një rrezik të shtuar të një sëmundjeje të lëkurës të quajtur melazma. Në këtë gjendje, në fytyrë dalin njolla të vogla ngjyrë kafe. Por studimet tregojnë se kjo ndodh më shpesh tek gratë me histori familjare. Bisedoni me mjekun tuaj nëse ju ose dikush në familjen tuaj vuan nga melazma.

NDJESHMËRIA E GJINJVE

Hormonet sintetike në kontraceptivët oralë i bëjnë gjinjtë më të ndjeshëm. Madje është e mundur të rritet madhësia e tyre. Shpesh herë këto janë gjendje të përkohshme dhe bëhen shqetësuese vetëm nëse zgjasin më shumë ose bëhen të pakëndshme.

Ashtu si në pubertet, hormoni estrogjen është përgjegjës kryesisht për zhvillimin e gjirit. Dhe për shkak të përmbajtjes së estrogjenit artificial, ndodh shpesh që gjinjtë të zmadhohen.

SHTIMI NË PESHË

Gjatë disa javëve të para të marrjes se kontraceptivëve pesha juaj mund të rritet pak. Për fat të mirë, ky është vetëm një efekt anësor i përkohshëm, i shkaktuar nga mbajtja e ujit për shkak të ndryshimeve hormonale.

Jo të gjithë vuajnë nga kjo “peshë uji” në fillim. Disa studime mbi marrëdhëniet midis marrjes së kontraceptivëve oralë dhe rritjes në peshë kanë zbuluar se shumica e grave që përdorin kontraceptivë oralë nuk vërejnë ndonjë ndryshim në peshë.

HUMORI JUAJ

Disa studime kanë zbuluar që gratë me probleme të mëparshme të humorit, të tilla si depresioni, ankthi dhe pagjumësia, vërejnë një përkeqësim të këtyre simptomave pas marrjes së pilulave të kontrollit të lindjes. Por të tjera thonë se kjo përmirëson shëndetin e tyre psikik. Ekzistojnë gjithashtu prova që kontraceptivët zvogëlojnë nivelet e depresionit. Është e qartë se ndikimi në shëndetin psikik mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme nga personi në person. Nëse keni të dhëna për çrregullime të humorit, këshillohuni me psikoterapistin, psikologun ose mjekun tuaj për këshillë se cila metodë kontraceptive do të jetë më e mirë për ju.

Është me rëndësi të mos harroni, se njerëzit janë të ndryshëm, siç është dhe çdo metodë kontraceptive. Kontraceptivët e ndryshëm oralë përmbajnë doza dhe kombinime të ndryshme të hormoneve. Është mirë të provoni disa variante përpara që të zbuloni cili është më i mirë për ju.

Share