Menstruacionet e vonuara ose të munguara mund të kenë shumë shkaqe të tjera përveç shtatëzanisë. Nëse jeni të sigurtë se nuk jeni shtatëzënë, por jeni të shqetësuar për vonesën e menstruacioneve, atëherë ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Më poshtë janë listuar arsyet kryesore përse mund të keni vonesë të menstruacioneve.
STRESi!
Stresi ndikon në trupin tuaj në shumë mënyra, duke përfshirë dhe çrregullimin e ciklit tuaj menstrual. Në fakt, sistemi i përgjigjes ndaj stresit në trupit e njeriut ndodhet në të njëjtën pjesë të trurit që kontrollon hormonet riprodhuese. Stresi mund të shkaktojë vonesën e ovulacionit dhe menstruacionet ose humbjen plotësisht të një cikël të plotë.
Menaxhimi i stresit mund të sjellë normalizimin e ciklit menstrual. Nëse nuk normalizohet, ekzistojnë shkaqe të tjera për vonesën ose mungesën e menstruacioneve – në këtë rast ne ju sugjerojmë të konsultoheni me një mjek.
ndryshimi i peshës trupore
Ndryshimet drastike në peshën tuaj mund shkaktojnë çrregullime të hormoneve seksuale dhe kështu ato ndikojnë në kohën kur duhet të fillojë cikli menstrual. Gratë mbipeshë ose nënpeshë mund të hasin gjithashtu probleme me ciklin menstrual, por nëse arrini të menaxhoni peshën tuaj, cikli menstrual mund të normalizohet.
.
Aktiviteti i shtuar fizik
Aktiviteti i shtuar fizik mund të sjellë ndryshime hormonale të cilat më pas ndikojnë në ovulacionin dhe ciklin menstrual.
Ndryshimet hormonale ndodhin kur digjni më shumë kalori sesa sasia e energjisë që trupi juaj po prodhon. Kjo mund të çojë në një çrregullim hormonal dhe ndryshon ciklin tuaj menstrual, duke çuar në menstruacione të humbura ose të vonuara. Por zakonisht cikli menstrual normalizohet sa më shpejt që të ngadalësoni intensitetin e stërvitjes ose të rrisni marrjen e kalorive.
Menstruacionet e munguara për shkak të ushtrimeve fizike të tepërta quhen amenorre të lidhura me ushtrimin fizik dhe zakonisht prekin gratë me peshë të ulët trupore ose që kanë shumë pak yndyrë trupore.
përdorimi i kontraceptivëve
Pilulat kontraceptive funksionojnë duke kontrolluar hormonet estrogjen dhe progestin. Nëse ju i merrni pilulat në mënyrë jo të rregullt, mund të pësoni një ndryshim në ciklin tuaj. Në mënyrë të ngjashme, nëse ndaloni të merrni plotësisht pilulat, mund të keni çrregullime të ciklit menstrual të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj për t’u kthyer në normalitet.
Në thelb, çdo kontraceptiv hormonal, përfshirë implantet hormonale ose injeksionet, mund të vonojnë ose ndalojnë ciklin tuaj menstrual.
sindromi i vezoreve policistike (PCOS)
PCOS është një gjendje e zakonshme kur në trupin e njeriut prodhohet sasi e madhe e androgjenëve (hormoneve mashkullore) sidomos testosteronit. Si rezultat i çrregullimeve të hormoneve, ne vezore formohen kiste. Menstruacionet tuaja mund të jenë më të pakta se zakonisht, të fillojnë në data të ndryshme ose të zhduken krejtësisht.
PERIMENOPAUza
Menopauza zakonisht ndodh midis moshës 45 dhe 55 vjeçare. Sidoqoftë, nuk është e pazakontë që gratë nën moshën 40 vjeç të shfaqin simptoma të hershme të menopauzës, përfshirë menstruacionet e munguara. Kjo quhet perimenopauzë dhe nënkupton një ulje të prodhimit të vezëve.
PROBLEMet e gjendrës së tiroides
Gjendra e tiroides luan një rol thelbësor në sistemin riprodhues të femrës sepse është e rëndësishme për funksionimin e vezoreve, mitrës dhe placentës. Prandaj, një gjendër tiroide hiperaktive ose hipoaktive mund të shkaktojë çrregullime të ciklit menstrual. Sidoqoftë, me trajtimin e duhur, cikli juaj menstrual duhet të kthehet përsëri në normalitet.
Ka shumë shkaqe të ndryshme për menstruacionet e vonuara ose të munguara. Sidoqoftë, nëse nuk jeni e sigurtë, atëherë është më mirë të bëni një test shtatëzanie herët, në mënyrë që të planifikoni në përputhje me rrethanat. Testet e shtatëzanisë Surecheck janë të sakta mbi 99% dhe zbulojnë shtatëzaninë nga dita e parë e vonesës së menstruacione.
E keni pyetur veten se si funksionojnë testet e shtatëzanisë? Mësoni rreth proçeseve shkencore të Surecheck.