Të gjithë e dinë si mund të bëjmë një foshnje… apo jo? Në kohët e sotme, teknologjia dhe mjekësia mund të ndihmojnë riprodhimin që nuk kërkon marrëdhënie seksuale. Kjo është veçanërisht e dobishme për njerëzit në marrëdhënie të të njëjtës gjini, ato që nuk arrijnë të fekondohen në mënyrë natyrale, gratë beqare që kërkojnë të mbeten shtatëzënë pa një partner mashkull dhe shumë raste të tjera – me kusht që vezët dhe qelizat e spermës të jenë të shëndetshme. Por në kohët e sotme edhe këto mund të dhurohen!
Por çfarë kërkon IVF ? A ka ndonjë rrezik? Kur është e nevojshme? Më poshtë do shpjegojmë gjithçka në lidhje me IVF.
cfarë është IVF?
IVF është Fekondimi In Vitro. In Vitro është një term latin me kuptimin “Në gotë” që i referohet provëzave të qelqit që përdoren në laboratorë në fillim të trajtimeve IVF. Fekondimi është procesi kur qeliza e spermës dhe qeliza vezë bashkohen për të formuar një zigotë.
IVF është një formë e Teknologjisë së Riprodhimit të Asistuar (ART) me anë të së cilës mjekët përdorin barna, teknologjinë, si dhe qelizat mashkullore dhe femërore për të nxitur shtatëzaninë.
proçesi i IVF
Hapi i parë i IVF është marrja e barnave që arrijnë të pjekin disa nga vezët tuaja dhe t’I bëjnë të gati për fekondim. Pastaj, mjeku nxjerr vezët nga trupi juaj dhe i përzien me spermën në një laborator. Nëse ndodh fekondimi, mjeku do të vendosë një ose më shumë vezë të fekonduara (tani embrione) direkt në mitër.
Sidoqoftë, femra mbetet shtatëzënë vetëm nëse embrioni implantohet në murin e mitrës, ku më pas do të rritet.
IVF ka shumë hapa të tjerë, dhe i gjithë procesi zgjat disa muaj.
përfitimet e IVF
Ka shumë përfitime të IVF –natyrisht, kryesorja është fakti që mund të keni një fëmijë! Çiftet që nuk janë në gjendje të fekondohen në mënyrë natyrale, u jepet një shans për të patur familjen e tyre, falë mjekësisë dhe teknologjisë.
Shkalla e suksesit
Teknologjia ka arritur të ketë një shkallë të lartë suksesi për procedurën. Sipas Science Daily, mbi 8 milion fëmijë janë fekonduar përmes procedurave të IVF që nga shpikja e saj në vitin 1978.
Ndihmë specifike
Teknologjia moderne gjithashtu ka lejuar që proçedura të përqëndrohet në problemin ose situatën specifike të një çifti, gjë që u jep atyre një shans më të lartë për të mbetur shtatëzënë.
Ndihmon për t’u fekonduar pavarësisht disa kushteve mjekësore
Trajtimi IVF ndihmon gratë me tuba fallopiane të bllokuara. Por gjithashtu ndihmon çështjet e infertilitetit të burrave si psh: lëvizshmëria e ngadaltë dhe sasia e pakët e spermës ose morfologjia jonormale e spermatozoideve.
Për më tepër, IVF mund të përzgjedhë embrione në mënyrë që të shmangen sëmundje të caktuara në çifte që dihet se janë me rrezik të lartë e cili quhet Diagnostikimi gjenetik para-implantimit (PGD) ose Hibridizimi Gjenomik Krahasues (CGH).
rreziku
Edhe pse IVF rrit shanset tuaja për t’u fekonduar, nuk do të thotë që nuk ka defekte. Pavarësisht se jep rezultate mjaft të mira, mjekët nuk mund të garantojnë gjithmonë shtatëzani të susksesshme.
Disa nga rreziqet përfshijnë:
Nuk ndodh fekondimi
Shtatëzënia varet nga bashkimi i qelizës së vezës dhe spermatozoidit – por ndonjëherë kjo nuk ndodh gjatë trajtimit. Sidoqoftë, kjo është e rrallë dhe mund të jetë për shkak të cilësisë së dobët të vezëve ose spermës.
Nuk ndodh implantimi
Edhe pse të dy qelizat mund të bashkohen, ekziston rreziku që embrioni (i përbërë nga të dy qelizat) të mos implantohet në mitër. Do të thotë, se shtatëzënia nuk ndodh, gjë që është e shpeshtë.
Binjakë, trinjakë… dhe madje edhe më shumë!
IVF rrit shanset për të patur shtatëzani multiple sepse praktikuesit mjekësorë transferojnë më shumë se një embrion të fekonduar tek gratë për të rritur shanset për të mbetur shtatëzënë. Në këtë mënyrë rriten shanset për të patur shtatëzani me shume fetuse.
Edhe pse kjo tingëllon si një ëndërr për çiftet që nuk kanë arritur të fekondohen në mënyrë natyrale, shtatëzanitë me shumë fetuse mund të kenë rreziqe shëndetësore si për ju ashtu edhe për bebet.
Stresi
Edhe pse IVF mund t’ju ndihmojë për të arritur qëllimet tuaja, ai mund të shkaktojë stres te ju. Fatkeqësisht, këto procedura mund të jenë shumë të ngarkuara fizikisht dhe emocionalisht.
Për më tepër, këto procedura janë mjaft të kushtueshme për momentin – gjë që nuk sjell vetëm shpenzim të kursimeve tuaja, por edhe ndikon në shëndetin tuaj mendor.
Nëse vini re rreziqe të tjera të IVF, ju lutemi flisni me mjekun tuaj nëse po shqyrtoni ndonjë proçedurë të rëndësishme.
kur është e nevojshme IVF?
Mjekët e rekomandojnë fekondimin natyral; megjithatë, kur nuk është e mundur – atëherë IVF mund të jetë zgjidhja më e mirë për ju. Shumë njerëz e kanë provuar këtë proçedure dhe këto janë rastet më të zakonshme:
Bllokimi ose dëmtimi i Tubave Fallopiane
Është shumë e vështirë që një vezë e fekonduar të lëvizë në rast bllokimi drejt mitrës. Në këtë rast, mjeku juaj me shumë mundësi do t’ju rekomandojë IVF nëse është e mundur.
Lëvizshmëria e ngadaltë e spermatozoideve dhe sasia e pakët e spermës
Arsyeja pse çiftet heteroseksuale hasin vështirësi me fekondimin natyral ndonjëherë është për shkak të sasisë së pakët të spermës ose lëvizshmërisë së ngadaltë të spermatozoideve. Kjo mund të përmirësohet me trajtimin e hormoneve, stilit të shëndetshëm të jetesës ose
procedurat e IVF.
Disa çrregullime riprodhuese te femrat
Çrregullimet e ovulacionit, pamjaftueshmëria primare e vezores, fibroidet e mitrës dhe çrregullime të tjera të riprodhimit të femrave mund të pengojnë fekondimin. Në këto raste, mjeku juaj mund të rekomandojë trajtime të IVF në varësi të gjendjes tuaj.
Femrat beqare dhe çiftet me të njëtën gjini
IVF mundëson që të mbeteni shtatëzënë pa patur një partner mashkull. Një femër mund të zgjedhë të përdorë vezët e saj, si dhe qelizat e një dhuruesi të spermës.
Kjo është gjithashtu e dobishme në marrëdhëniet e të njëjtës gjini, kur nuk ka qeliza sperme në dispozicion. Shpesh, vezët nxirren nga një partnere dhe fekondohen nga qelizat e një dhuruesi të spermës. Embrionet e fekonduara transferohen më pas në mitrën e partneres surrogate.Kështu, në këtë proçes përfshihen të dy partneret.
Çiftet me sëmundje gjenetike të trashëguara
Nëse dihet që çiftet janë të dy bartës të sëmundjeve të caktuara, atëherë rekomandohet Diagnostifikimi gjenetik para-implantimit. Kjo është diagnoza e çdo ndryshimi gjenetik ose kromozomik në një embrion i cili ekziston para implantimit. Diagnoza gjenetike para-implantimit ndihmon në sigurimin që çdo fëmijë i lindur më vonë përmes IVF të ketë lindur pa sëmundje trashëguese.
Ngrirja e vezëve
Ekzistojnë raste të caktuara kur femrat dëshirojnë të ruajnë vezët e tyre. Këto femra, për fat të keq gjatë periudhës së fertilitetit mund të diagnostikohen me sëmundje kancerogjene ose t’i nënshtrohen trajtimeve të ndryshme. Më vonë, këto vezë mund të fekondohen dhe të futen përsëri në mitër.
Ka shumë raste të tjera kur IVF mund të jetë zgjidhja e duhur për ju. Sidoqoftë, nëse po përpiqeni të mbeteni shtatëzënë, ne ju rekomandojmë të përpiqeni të fekondoheni në mënyrë natyrale para se të kryeni trajtime dhe proçedura serioze. Konsultohuni me mjekun tuaj për të mësuar më shumë.
A jeni i interesuar të mësoni për procesin shkencor që fshihet pas këtij fenomeni natyror që është shtatëzënia? Shihni blogun tonë për proceset e ndryshme që ndodhin gjatë shtatëzanisë këtu.