KATEGORITË

Arsyet e menstruacioneve të vona përveç shtatzënisë

Arsyet e menstruacioneve të vona përveç shtatzënisë

Trupi i femrave është sistem kompleks dhe kjo përfshin edhe ciklin menstrual. Kur nuk ka menstruacione, shpesh asocimi i parë është shtatëzënia. Është mirë të mbajmë mend, megjithatë se menstruacioni i vonuar nuk do ta nënkupton çdoherë atë. Ka një numër të tjerë  faktorësh që ndikojnë periodat dhe disbalansin hormonal te femrat. Është mirë të jemi të vetëdijshëm për ato, që të marrim veprimet e drejta në mungesë të menstruacioneve. Megjithatë, është çdoherë e mençur që të bëni një test të besueshëm si Surecheck për të përjashtuar shtatëzëninë si shkak e mungesës së menstruacioneve. 

Le të shohim disa nga shkaqet më të zakonshme të menstruacioneve të vona dhe si të përballemi me ato. 

Problemet me tiroiden 

Çrregullimet e tiroides  ndikojnë në ciklin për shkak të rrolit të tiroides në rregullimin e metabolizmit dhe sistemit reproduktiv. 

Hipertiroide: Nje gjendje mbiaktive e gjëndrës tiroide e cila mund të çon në menstruacione më të lehta apo më pak të shpeshta,të shoqëruara me simptoma të tjera: djersitje, lodhje, rrahje të shpejta të zemrës dhe humbje peshe, së bashku me rritje të oreksit.

Hipotiroide: Shprehet në një gjëndër tiroide aktive e  pamjaftueshme, e cila mund të shkakton  menstruacione më të shpeshta për shkak të sistemit metabolik të ngadalësuar. 

Gjendje të tjera si Postpartum thyroidis ose Hoshimoto sëmundje,më tej nxjerrë në pah lidhjen komplekse mes gjëndrës  tiroide dhe  shëndetit reproduktiv janë prova  të mëtutjeshme të rëndësisë së mirë funksionimit të gjëndrës  tiroide për një cikël të rregullt. 

Metodat  kryesore  për ta trajtuar çrregulliminn e tiroides  zakonisht përfshijnë kombinimin e stilit të jetës, shtesat ushqimore, dhe medikamentet. 

Stresi 

Stresi ka ndikim të madh në ciklin menstrual te femrat, pasi mund të çojë në disbalans hormonal  në trup.Kur jemi të stresuar, trupi ynë liron kortizol. Hormon i cili drejtpërdrejt  ndikon në hormonet reproduktive, mund të prishin ovulimin dhe shkaktojnë  ndryshime në cikël. 

Streset që ndikojnë në balansin hormonal dhe ciklin menstrual përfshijnë gjëra si fatkeqësi profesionale, brenga finansiare, probleme personale dhe familjare, jeta dhe ndryshimet ditore(siç është shpërngulja apo ndërrimi i punës).Sforcimi fizik dhe sportet e fuqisë mund të ndikojnë  negativisht shtesë në shëndetin reproduktiv, pasi që shkaktojnë lirim të kortizolit në trup. 

Të shënuarat më lart mund të ndikojnë në çrregullime të ndryshme menstruale, siç është vonesa e menstruacioneve, cikëll më i gjatë, anovulim( asnjë vezë nuk lirohet) ose mungesë cikli të gjitha së bashku. 

P.sh.stresi gjatë  fazës folikulare(pjesa e parë e ciklit para ovulimit) mund ta shtyjë apo shtyp ovulimin, që rezulton në cikël të përgjithshëm më të gjatë.Shtesë, stresi ndonjëherë çon deri te cikli i  anovulimit, në të cilën ovulimi nuk shfaqet edhe pse gjakderdhja është prezente.Kjo gjendje mund të sjell ngatërrim, posaçërisht te ata që tentojnë të ngelin shtatëzëna, si fakt që ovulimi mungon dhe rëndë mund të njihet, posaçërisht në fazë gjakderdhjeje. 

Stresi pas ovulimit mund ta shkurtojë  fazën e (fundit) luteale të  ciklit,e cila si kthim sjell  fillim të menstruacineve më herët se sa pritej.Faza e shkurtë luteale ndonjëherë ndalon shtatëzëni sepse nuk i jep embrionit mjaft kohë për implantim nëse ka ndodhur shtatëzënia. 

Për tu marrë me stresin dhe efektet e saj gjatë ciklit menstrual, është mirë të kujdeseni për veten, Joga, pilates, noti dhe ecjet në natyrë janë mes aktiviteteve fizike  që ndihmojnë me stresin dhe me mirëqenien e përgjithshme të trupit. Mirëmbajtja e një dietë variabile dhe gjumë i rregullt janë domosdo,dhe teknikat e frymëmarrjes dhe meditimi janë bërë të kërkuara në botë për të përballuar stresin.Për nivele të larta apo strese kronike,rekomandohet të konsultoheni me mjek profesionist për këshillë  individuale dhe mbështetje. 

Ndryshime të papritura në peshë 

Ndryshimet e mëdha në peshë shpesh e ndikojnë ciklin menstrual. Mbipesha apo humbja e peshës në periudhë të shkurtër mund të prishin balansën e hormoneve e cila rregullon menstruacionet.Kjo është pjesërisht sepse  masa dhjamore e trupit luan rol në prodhimin e estrogjenit, dhe ndryshimet në peshë mund ta ndryshojnë këtë balans.Është e rëndësishme  të synojmë  një dietë të arsyeshme dhe stilin e jetës për të ruajtur peshë të shëndetëshme në përputhje me rrethanat për cikël të rregullt menstrual. 

Mungesë e lëndëve ushqyese 

Mungesa e disa lëndëve  ushqyese, posaçërisht hekuri, ka ndikim të rëndësishëm në ciklin menstrual.Mungesa e hekurit është gjendje e rregullt për shkak të humbjes së gjakut gjatë menstruacioneve, posaçërisht te femrat me cikël më shumë apo ato që ndjekin dietë vegjetariane apo vegan.Për tu marrë me këto mungesa dhe mirrëmbajtje hormonale në trup, është ide e mirë të përcaktoni analizë gjaku në disa muaj resht, të fokusoheni në ushqimin e duhur dhe nëse vendosni të merrni suplemente te specializuara.Këtu keni një vështrim më të thellë që të përmirsoni dietën tuaj për shëndet hormonal dhe cikël më të rregullt. 

Ushqime të pasura me hekur 

Siç u përmend, hekuri është vendimtar, posaçërisht për ata që kanë menstruacione më shumë. Të luftohet mungesa e hekurit: 

  • Burimet e mishit: përfshijnë mishin e lopës, pulës, mushkëri dhe peshk, të cilat janë burimet më të mira të hekurit. 
  • Burimet bimore: Përqëndrohuni në perime(thjerrëza, qiqra), kokrra, spinaq, arrore dhe kinoa. Kombinimi  me ushqim të pasur me vitaminën C, siq janë portokajt, specat, dredhëzat dhe domatet, mund të ndihmojnë në thithjen e hekurit. 

Shtesat ushqimore  për balansën hormonale dhe shëndetin menstrual 

Omega 3 Acidet yndyrore: Këto gjinden në  shtesat e vajit të peshkut dhe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve menstruale. 

 • Magnezi: Ky mineral mund të  lehtësojë dhimbjet menstruale dhe është i përfshirë në rregullimin hormonal.Perimet me gjethe të gjelbërta, arroret, farat dhe kokrrat e plota janë burim i  shkëlqyer. 

Vitamina D: E ndihmon trupin ta përdor kalciumin. Është poashtu i lidhur me përmirësimin  dhe rregullshmërinë  e ciklit menstrual dhe zvogëlimit të dhimbjeve.Mund të gjindet te peshqit e yndyrshëm dhe e verdha e vezës, por shpesh nevojitet të merret shtesë, posaçërisht në zona me mungesë dielli dhe gjatë muajve të ftohët. 

Kalciumi: I njohur për rolin e tij për kockat, kalciumi gjithashtu ndihmon me dhimbjet menstruale.Burim i mirë janë produktet qumshtore siq janë djathi dhe kosi, dhe qumësht i pasuruar bimor, kale dhe badema. 

B vitamina:Posaçërisht vitamina B6, e cila mund të gjendet në salmon, patate dhe banane, mund të ndihmojë me fryerje dhe simptoma tjera të PMS. 

Ushqimet që rregullojnë hormonet 

  • Ushqime të pasura me fibra: Siq janë pemët, perimet, drithërat e plota dhe  bishtajoret, ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit, të cilat mund të zvogëlojnë çrregullimet menstruale. 
  • Ushqime të pasura fitoestrogjen:Ushqimet siq janë farat e lirit, produktet e sojës dhe farat e susamit përmbajnë fitoestrogjen të cilat ndihmojnë balansin hormonal. 
  • Ushqime antiinflamatore:Turmerik, zenxhefil, fruta mali dhe peshk i yndyrshëm mund ta zvogëlojnë inflamimin dhe e mbështetin shëndetin hormonal. 

Barnat 

Marrja e medikamenteve të caktuara mund të ndikon në ciklin menstrual si shkak i efektit të barnave në balansin hormonal të trupit.Mjekimi psikiatrik, disa lloje të barnave kemoterapeutike, dhe kontraceptiv hormonal shpesh shkaktojnë ndyshim në cikël, si vonesë apo menstruacione të humbura.Këto ndryshime mund të jenë rezultat i drejtëpërdrejtë në atë se si këto barna ndërveprojnë në trup me balansin normal të hormoneve. Nëse vëreni ndryshime në shëndetin reproduktiv para se të filloni medikamente të reja, duhet të konsultoheni me mjek.Trajtim alternativ mund të ekziston  dhe mund të ketë nevojë për ndryshim në dozë. 

PCOS 

Sindroma Policistike e vezoreve (PCOS) është kompleks hormonal i çrregulluar i cili ndikon mes 8 dhe 13%  të femrave në moshën reproduktive. Kjo e bën sindromën një prej më të shpeshtave si disbalans hormonal në këtë grupmoshë.Domethënëse  për PCOS është se deri me 70% e femrave të prekura kalojnë pa u diagnostifikuar, gjë e cila nxjerr në pah nevojën për vetëdijesim të gjendjes. 

Vezoret policistike karakterizohen me numër të simptomave e cila n ndryshon mes individëve.Këto simptoma përfshijnë cista të vezoreve, menstruacione të çrregullta, rritje e tepërt e flokëve(hirsutism), akne dhe  të qenurit mbipeshë.Kjo gjendje ndonjëherë përfshin rezistencë insuline, e cila mund të  çojë në rrezik zhvillimin e tipit 2 të diabetit, hipertension dhe sëmundje kardiovaskuare.Ky sindrom poashtu është një nga shkaqet udhëheqëse të infertilitetit për shkak të ndikimit në ovulim. 

Nuk është kuptuar plotësisht s çka e shkakton këtë gjendje, por mendohet të jetë kombinim gjenetik dhe ndikimi i ambientit.Femrat me PCOS shpesh kanë nivel më të lartë të  androgjenit(hormon mashkulli) dhe insulin se të tjerët.Prandaj, besohet se luajnë rol kyç në zhvillimin e gjendjes.Këto çrregullime hormonale mund të ndalojnë vezoret të lirojnë vezë(ovulim), duke çuar në cikëll të çrregullt dhe vështirësi për shtatëzëni. 

Edhe pse nuk ka shërim për PCOS, ka metoda  të ndyshme pët ti menaxhuar simptomat.Ndryshimi i stilit të jetës, siq janë dietë e balancuar dhe aktiviteti fizik, janë kyçe për ta menaxhuar gjendjen.Këto hapa mund të ndihmojnë në menaxhimin e peshës, përmirësuar rezistencën ndaj insulinës, dhe lirimin e disa simptomave si dhimbjet menstruale dhe depresionin. Si shtesë e ndryshimit të stilit të jetës, medikamentet mund të përdoren, por kjo varet nga rasti individual dhe qasja e gjinekologut dhe endokrinologut tuaj. 

Menopauza e hershme 

Menopauza e hershme e cila mund të shfaqet para moshës 40, mund të çon në menstruacione të çrregullta apo ndëprerje komplete.Simptomat përfshijnë valë të nxehta, djersitje natën dhe ndërrim disponimi. Konsulta me mjekë është shumë e rëndësishme për ti menaxhuar simptomat dhe kapërcyer ndikimin e menopauzës  së hershme në shëndetin  riprodhues. 

Për femrat me probleme të tiroides, dietë e specializuar dhe mirrëmbajtja e ekuilibrit të mikroorganizmave në zorrë rekomandohet. Shtesat ushqyese si seleni, iodina, vitamina D dhe zinku mbështetin shëndetin e tiroides.Flora e zorrëve është bazë pasi strehon pjesë të konsiderueshme të sisteit tonë imunitar, që është me rëndësi për njerëzit me sëmundje të tiroides autoimune, siq është Hoshimoto.Shmangja e kontrollit hormonal të lindjes është ide e mirë, sepse marrja e tyre mund të përkeqësojnë çrregullimet menstruale të lidhura me tiroiden. 

Si  konkludim, perioda të vonuara mund të shkaktojnë stres dhe shqetësim, por është me rëndësi të mbajmë mend se ka arsye të tjera të vonesës përveç shtatëzënisë.Prej problemeve me tiroiden deri te stresi kronik, ndërim peshe, medikamentet ose menopauza e hershme, ka shumë faktorë që ndikojnë në shëndetit reproduktiv. Duke marrë një test të besueshëm  shtatëzënie si Surecheck, mund të përjashtojmë shtatëzëninë, duke ju lejuar  të përçendroheni në kushte të tjera me mjekun tuaj.Rrini të qetë dhe mbani mend se ka  burime të tjera dhe qasje mjekësore që tju ndihmojnë me cikël të humbur apo me të ndalur përfundimisht. 

Share