Menstruacionet

10 fakte që nuk i dinit për periodat tuaja

Periodat janë më shumë sesa thjesht gjak dhe dhimbje barku! Nëse doni të mësoni më shumë për trupin tuaj dhe këtë proces të veçantë mujor, mos u largoni dhe ne do t’ju tregojmë disa fakte interesante që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë më parë.

1) nuk është thjesht gjak

Në kundërshtim me atë çfarë thonë njerëzit, periodat nuk përbëhen vetëm nga gjaku! Në fakt është një kombinim i gjakut, mukusit dhe indeve të mitrës tuaj. Dreq!

2) cikli menstrual dhe aroma juaj natyrale

Shumë njerëz thonë se ndryshimet në aromën natyrale gjatë ovulimit dhe menstruacioneve datojnë që nga kohërat parahistorike ku për të rritur shumimin, burrat tërhiqeshin më shumë nga gratë që kishin ovulim sesa nga menstruacionet.

3) ndryshimi i zërit gjatë periodave

Studimet e zërit zbulojnë se zëri i femrave ndryshon pak gjatë periodave për shkak të rritjes së hormoneve riprodhuese që ndryshojnë kordat e zërit. Kështu që, zëri juaj mund të tingëllojë i ashpër ose i ngjirur. Nëse jeni këngëtar, do të vini re se është më e vështirë për ju të këndoni soprano dhe pianisimo gjatë kësaj kohe, ndërsa notat e ulëta mund të vijnë më lehtë.

4) DISNEY

Në vitin 1940, Walt Disney Productions animoi një video të gjatë 10 minutëshe duke folur për menstruacionet. Quhet “Historia e menstruacioneve” dhe u përdor në lëndën e edukimit shëndetësor për të edukuar studentët amerikanë. – https://www.youtube.com/watch?v=vG9o9m0LsbI

5) PERIODat janë më të rënda gjatë dimrit

Kur ditët janë më të shkurtra dhe të errëta, ju mungon vitamina D (e marrë nga rrezet e diellit) e cila ju jep hormone dopamine dhe ul ndryshimet e humorit. Kjo është arsyeja pse ju mund të ndiheni më në ankth dhe të irrituar. Për më tepër, është e zakonshme për shumë femra që të bëhen më pak aktive dhe të ushqehen shumë gjatë dimrit, gjë që tenton t’i bëjë dhimbjet e barkut më të dhimbshme.

6) dhimbjet e barkut gjatë periodave ndikojnë tek lindja

Disa studime tregojnë se nëse keni dhimbje të forta gjatë periodave, do të keni kontraksione më të forta të mitrës kur të lindni.

7) duhanpirësit kanë simptoma më të rënda paramenstruale

Hulumtimet tregojnë se pirja e duhanit ndryshon nivelet tuaja të estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit, të cilat nga ana tjetër shkaktojnë çrregullim të periodave dhe nivele të fertilitetit. Për të mos përmendur faktin që pirja e duhanit mund të përkeqësojë dhimbjet e barkut gjatë periodave!

8) marrëdhëniet seksuale gjatë periodave reduktojnë dhimbjet e barkut

Kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë periodave mund të zvogëlojë dhimbjet e barkut dhe madje të çlirojë endorfinë, të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë!

9) Periodat në hapësirën kozmike

Rezulton se gratë mund të kenë perioda edhe kur janë në hapësirë. Rrjedhja e gjakut nuk ndikohet nga mungesa e peshës. Trupi di të heqë qafe atë. Mos u shqetësoni zonja astronaute, do të jeni mirë!

10) Një litër gjak

Mesatarisht, femrat humbin rreth 960 ml. gjak për 12 muaj, që është gati 1 litër gjak në vit!

Nëse doni të mësoni më shumë rreth mrekullive të trupit të femrës, shikoni më shumë blogje të Surecheck:

Share