KINKET AND FETISHET: CFARË KUPTIMI KANË?

Categories: Uncategorized @sq.
Translation Priorities: Optional.

Kinket dhe fetishet – çfarë kuptimi kanë? Ne jemi të sigurtë që i keni dëgjuar këto terma, nëse jo nga miqtë tuaj, atëherë me siguri në internet dhe seriale televizive të njohura. Sidoqoftë,këto terma nuk nënkuptojnë të njëjtën gjë. Kinket dhe fetishet kanë ndryshim mes njëra tjetrës.
Nëse nuk i kuptoni më poshtë kemi shpjeguar këto terma.

CFARË ËSHTË NJË KINK?

Me fjalë të thjeshta, një kink është diçka që të dy partnerët i eksiton dhe në përgjithësi është dëshira jo tradicionale seksuale dhe intime, por praktika të veçanta ose fantazi.
Termi “jo-tradicional” ka kuptime të ndryshme për secilin prej nesh, në përgjithësi i referohet çdo gjëje që nuk është normale krahasuar me seksin romantik midis dy njerëzve.
Sot, ekziston një gamë e gjerë praktikash të ndryshme të kinkeve. Disa shembuj më të njohur përfshijnë lojën me moshë dhe BDSM (skllavërimi dhe nënshtrimi, dominimi, sadizmi dhe masokizmi).

“A JAM UNË KINKY?” – IDENTIFIKONI KINK-IN TUAJ

Nëse ju pëlqen të goditeni me pëllëmbë nga partneri juaj ose herë pas here të përfshiheni në një marrëdhenië me tre persona – por nuk e identifikoni veten si një person kink, nuk jeni të vetmit. Shumë njerëz kërkojnë dhe shijojnë interesa dhe eksperienca të ndryshme seksuale, por nuk e ndiejnë të domosdoshme etiketimin e dëshirave e tyre.
Identifikimi i preferencave tuaja seksuale si kinket është një zgjedhje personale. Emërtimi i kinkit tuaj mund të jetë i dobishëm për të gjetur një grup personash ku mund të identifikoni dhe gjeni veten me persona që kanë interesa të ngjashme seksuale.

FETISHET – KU NDRYSHOJNË NGA KINKET?

Një fetish përshkruhet nga ‘ekspertët e seksit’ si një veprim seksual ose nevoja e përdorimit të një objekti seksual që është zakonisht i domosdoshëm për t’u eksituar. Kjo nënkupton përdorimin e objektieve të ndryshme seksuale gjatë marrëdhenies ose kur partneri fantazon për një rol jo real, vetëm ose bashke me ju në mënyrë që të stimuloheni seksualisht që të përjetoni orgazëm.

DALLIMI MIDIS KINKEVE DHE FETISHEVE

Një nga ndryshimet më të spikatura midis kinkeve dhe fetisheve mund të identifikohet sipas domosdoshmërisë. Me fetishet, personi nuk do të jetë në gjendje të kënaqet pa plotësuar nevojat dhe dëshirat e tyre specifike.
Kur dikush ka një fetish, zakonisht duhet të angazhohet me dëshirat personale në mënyrë që të përmbushet seksualisht. Ndërsa, një kink vlerësohet më shumë si kënaqësi ose preferencë sesa një kërkesë për përmbushje seksuale.
Në varësi të fetishit, disa njerëz mund të eksitohen seksualisht nga shtrëngimi, fërkimi, nuhatja ose shijimi i objektit të preferuar – ose madje duhet që partneri i tyre të veshë ose t’u përmbahet nevojave specifike gjatë marrëdhënies seksuale. Fantazia mund të jetë e mjaftueshme për disa, ndërsa të tjerë duhet të përfshihen fizikisht në dëshirën e tyre.
Disa shembuj të Kinkeve dhe fetisheve të zakonshme

Loja me moshë
Kjo është një formë shumë e zakonshme e kinkeve seksuale ose fetisheve, ku njëri ose të dy partnerët pretendojnë të kenë moshë tjetër të ndryshme nga ajo reale. Më e zakonshme është ‘babai mbizotërues’ dhe ‘vajza e nënshtruar’. Nëse po e quani partnerin tuaj “daddy” ose “baby” gjatë marrëdhenies seksuale, ju shijoni lojën e moshës së re.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se çdokush që praktikon këtë lloj roli duhet të jetë madhor dhe të japë pëlqimin e vet. Loja me moshë nuk përbën asgjë të paligjshme ose jokonsensuale.

Skllavërimi
Skllavërimi nënkupton që një partner të jetë i kufizuar ose i lidhur. Një shembull tipik i lidhjes është skllavëria japoneze, e njohur ndryshe edhe si kinbaku ose shibari, është një formë shumë e vjetër e BDSM.
Disa njerëz kënaqen kur janë të lidhur, disa ndjejnë kënaqesi të lidhin partnerin e tyre, dhe disa të tjerë i pëlqejnë të dyja. Nëse kënaqeni duke u lidhur, jeni i ‘i nënshtruari’. Në të kundërt, nëse kënaqeni të lidhni partnerin tuaj, atëherë mund të jeni dominues.

Fetishi i këmbëve
Ky fetish praktikohet veçanërisht nga meshkujt heteroseksualë. Dikush me një fetish të këmbëve mund të eksitohet nga cdo veprim te këmbët – përfshirë puthjet, përkëdheljet dhe masazhimin e këmbëve të partnerit të tyre. Për partnerin qe i përkëdhelen këmbët mund të jetë veçanërisht e këndshme (kush nuk e do një masazh të mirë këmbësh?). Aktivitetet e tjera të fetishit të këmbëve përfshijnë pedikyrin ose nuhatjen e këmbëve ose këpucëve me aromë.

Loja me ndikim
Loja me ndikim është një praktikë e BDSM ku njëri ose të dy partnerët godasin tjetrin me duar ose lodra seksi për kënaqësi seksuale. Kjo gjithashtu përfshin goditjen me pëllëmbë, rrahjet me kamzhik, prerjet dhe rrahjet me shkop.
Në kundërshtim me perceptimin e zakonshëm, kjo nuk ka pse të jetë abuzive apo edhe e lënduese! Nëse kryhet ashtu si duhet, me dy të rritur që pranojnë diçka të tillë, eksplorimi erotik brenda lojës me ndikim mund të rezultojë në dhimbje të kontrolluar dhe kënaqësi ekstreme.
Intensiteti mund të ndryshojë bazuar në preferencat, kështu që komunikimi, veçanërisht në eksperimentet e para është shumë i rëndësishëm.

A ËSHTË NORMALE TË KESH KINKE FHE FETISHE?

Po! Është e rëndësishme të kuptosh që seksualiteti është një specter I gjerë. Për sa kohë që ajo që po bëni është e sigurtë, konsensuale dhe e ligjshme, jeni të lirë të eksploroni seksualitetin tuaj. Dhe nëse po kërkoni disa akte të thjeshta për disa eksplorime seksuale, shikoni në blogun tonë – 5 Pozicione Seksi që nuk i keni ditur se do i pëlqenit.