RRisni mundësinë e fekondimit duke përdorur Vitamina dhe suplemente

Categories: Uncategorized @sq.
Translation Priorities: Optional.

Ndërsa po përpiqeni të mbeteni shtatzënë është e rëndësishme të merrni vitaminat dhe suplementet e duhura. Vitaminat dhe suplementet jo vetëm që mund të përmirësojnë fertilitetin dhe të rrisin shanset për t’u fekonduar, por gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e problemeve në zhvillimin e foshnjës suaj në fazat e para të shtatzënisë.
Nuk jeni i sigurt se cilat shtesa ushqimore duhet të merrni gjatë rrugëtimit tuaj për t’u bërë prindër? Lexoni më shumë dhe zbuloni se cilat janë suplementet më të mira, si ato rrisin shanset tuaja për t’u fekonduar dhe sasinë që duhet të merrni.

RËNDËSIA E VITAMINAVE & SUPLEMENTEVE USHQIMORE

Ndjekja e një diete ushqyese me vitamina dhe suplemente prenatale është e rëndësishme, sepse rrit fertilitetin dhe shanset e fekondimit. Vitaminat dhe suplementet sigurojnë që nëna dhe fëmija të marrin lëndët ushqyese të domosdoshme për një shtatëzani të shëndetshme. Por nuk duhet të prisni derisa të mbeteni shtatzënë për të filluar plotësimin e dietës tuaj me vitamina, pasi ato ndihmojnë në fertilitet dhe krijojnë një mjedis që është favorizues për rritjen e fetusit. Mjekët rekomandojnë të merrni vitamina dhe suplemente dy deri në tre muaj para se të përpiqeni të ngelni shtatëzanë.
Kombinimi i duhur i vitaminave të fertilitetit si për burrat ashtu edhe për gratë, rrit mundësinë për të ngelur shtatëzënë duke përmirësuar cilësinë e vezëve dhe spermatozoideve. Studimet vërtetojnë se vitaminat dhe suplementet ushqimore çojnë në rritje të shanseve për të ngelur shtatëzanë në një kohë më të shkurtër.

ACIDI FOLIK

Acidi folik (i njohur edhe si Vitamina B9) është i njohur për faktin se është suplement për ngjizjen e një shtatzënie të shëndetshme. Zvogëlon rrezikun e defekteve të tubit nervor dhe shumë probleme të tjera në zhvillimin e hershëm të foshnjës. Studimet kanë vërtetuar se marrja e acidit folik është efektiv në rritjen e niveleve të fertilitetit.
Këshillë nga Surecheck: Mjekët rekomandojnë të merrni 400 mikrogramë acid folik çdo ditë, duke filluar para fekondimit deri në fund të shtatzënisë. Kjo është doza e acidit folik në shtesa ushqimore si Folacid® META (formë bioaktive e acidit folik).

VITAMINA E

Zakonisht përdoret në produktet e lëkurës për të zvogëluar rrudhat, Vitamina E ndihmon në riparimin e qelizave të dëmtuara – gjë që e bën atë një vitaminë të përsosur të fertilitetit. Është një lëndë ushqyese thelbësore për vezoret dhe vepron si një antioksidant kundër plakjes. Për gratë që janë në moshë të madhe dhe po përpiqen të ngelen shtatëzënë, Vitamina E ndihmon në përmirësimin e cilësisë së vezëve – e cila është thelbësore për të qenë në gjendje të fekondoheni dhe t’i mbani foshnjat të shëndetshme.

VITAMINA D

Vitamina D është thelbësore për zhvillimin e hormoneve të shëndetshme. Këto hormone përçojnë sinjale kryesore gjatë gjithë muajit, duke krijuar një model për ciklin menstrual të një gruaje dhe duke siguruar një ekuilibër gjatë gjithë shtatëzanisë. Ekspozimi i shëndetshëm ndaj dritës së diellit është mënyra më e mirë për të përthithur Vitaminë D, megjithatë sot është e zakonshme të keni mungesë të kësaj vitamine, kështu që rekomandohet marrja e vitaminës D.

ACIDET YNDYRORE OMEGA-3

Një suplement i rëndësisem prenatal sepse ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit tek foshnjet. Gjithashtu, studimet kanë treguar që acidet yndyrore Omega-3 (që zakonisht gjenden në pilulat e vajit të peshkut) rrisin fertilitetin duke përmirësuar cilësinë e vezëve.
Këshillë nga Surecheck: Mjekët rekomandojnë të merrni të paktën 300mg acide yndyrore Omega 3 çdo ditë.
Omega-3 Fatty Acids

SELENI

I njohur për vetitë e tij antioksiduese, Seleni është një vitaminë që rrit fertilitetin duke stimuluar folikulin ovarian – të cilat prodhojnë dhe lëshojnë vezë të shëndetshme. Marrja e selenit ndihmon në parandalimin e komplikacioneve gestacionale dhe dështimet, ai gjithashtu mbron sistemin nervor të fëmijës tuaj në zhvillim nga dëmtimet.
Këshillë nga Surecheck: Mjekët rekomandojnë që gratë të marrin rreth 60mcg çdo ditë.

KOENZIMA Q10 (COQ10)

CoQ10 është një vitaminë e njohur e fertilitetit sepse studimet kanë treguar që ajo rrit pjellorinë, veçanërisht për gratë mbi 40 vjeç. Ajo rrit cilësinë e vezëve dhe trash membranën e mitrës, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për gratë me membranë të hollë të mitrës që kanë vështirësi për t’u fekonduar. Disa studime tregojnë se kjo vitaminë përmirëson shkallën e fertilitetit për gratë me çrregullim të vezores policistike.
Këshillë nga Surecheck: Mjekët rekomandojnë marrjen e një doze ditore prej 150 mg deri në 600mg CoQ10.

VITAMINAT E FERTILITETIT PËR MESHKUJT

Ekziston një mendim i gabuar që suplementet e fertilitetit janë prodhuar ekskluzivisht për gratë,por ky është vetëm një mit. Burrat që përdorin suplementet e fertilitetit përfitojnë nga përmirësimi i numrit të spermatozoideve, lëvizshmërinë dhe cilësisë e tyre, të cilat të gjitha përmirësojnë shanset e ngjizjes dhe zhvillimin e një fëmije më të shëndetshëm.
Acidi folik është efektiv në rritjen e fertilitetit mashkullor sepse krijon spermë më të shëndetshme dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm të fëmijës suaj të ardhshëm. Mjekët rekomandojnë të merrni 400 mikrogramë acid folik çdo ditë.
CoQ10 është i njohur për aftësinë e tij për të rritur numrin e spermatozoideve dhe për të përmirësuar cilësinë e spermës. Mjekët rekomandojnë të merrni 200mg CoQ10 dy herë në ditë.
Fuqitë antioksiduese të Selenit janë gjithashtu të rëndësoshme për fertilitetin e mashkullit, sepse një mungesë e tillë mund të çojë në infertilitet. Marrja e selenit rrit lëvizshmërinë e spermës dhe cilësinë e saj, duke rritur mundësinë e ngeljes shatëzënë..
Acidet yndyrore Omega-ig3 rrisin cilësinë e spermës dhe janë vitamina të shkëlqyeshme të fertilitetit për burrat. Mjekët rekomandojnë të merrni 200mg dy herë në ditë.
Zinku përmirëson cilësinë e spermës. Njollat ​​e bardha në thonjtë tuaj mund të tregojnë një mungesë të zinkut dhe sugjerojnë një nevojë për të plotësuar dietën tuaj me zink. Studimet kanë vërtetuar që marrja e 66mg zinkut çdo ditë rrit numrin e spermatozoideve.

VITAMINAT PËR SHTATZANINË

Vitamins For Pregnancy
Kur të keni mbetur shtatëzënë, do t’ju duhet të përshtasni marrjen e vitaminave dhe suplementeve për të ndihmuar në zhvillimin e foshnjës suaj.
Sa më shpejt ta dini, aq më mirë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni rregullisht teste shtatëzanie kur përpiqeni të ngelni shatëzënë. Ne ju rekomandojmë të përdorni teste të besueshme të shtatzanisë si Surecheck – të cilat janë zhvilluar me teknologji Colloidal Gold dhe mund të zbulojnë rezultate të sakta me një saktësi 99% të garantuar nga dita e parë që j’u vonohen menstruacionet.
Pasi të keni mbetur shtatzënë, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj që të mund të testoheni për mungesat ushqimore, vitamina dhe suplemente të përshkruara sipas nevojave specifike të trupit tuaj dhe foshnjës.
Hekuri sugjerohet për të parandaluar aneminë tek nënat dhe peshën e ulët të lindjes tek foshnjet. Vitamina C ndihmon në përmirësimin e aftësisë së trupit tuaj për të thithur hekurin nga dieta juaj ushqimore. Acidi folik parandalon që foshnjat të zhvillojnë defekte të tubit nervor, si spina bifida. Jodi është i nevojshëm për zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor të foshnjës tuaj. Vitamina D dhe B12 mbështet zhvillimin e shëndetshëm të skeletit dhe sistemit nervor të foshnjës tuaj. Kalciumi është jetik për shëndetin e kockave.
Nëse doni të mësoni më shumë rreth shtatzënisë dhe si të përmirësoni shanset tuaja për t’u fekonduar, shikoni artikujt e tjerë në blog-un tonë për të zbuluar këshilla të reja për të rritur fertilitetin dhe dëshirën seksuale.