6 fakte interesante për prezervativët

Prezervativ, gominë, ombrellë … me siguri që i dini tashmë fjalët e shumta, me të cilat i emërtojmë prezervativët. Prezervativët janë nga metodat më të përdorura të kontracepsionit, sepse janë të aksesueshëm dhe shumë të dobishëm në parandalimin e SST (sëmundjeve seksualisht të transmetueshme) dhe shtatzënisë së padëshiruar. Por ka edhe shumë gjera për to që mbase nuk i dini.

Bëhuni gati, sepse kemi një informacion interesant për ju dhe po ju sjellim gjithashtu disa fakte interesante rreth prezervativëve, të cilët nuk i keni ditur deri tani.

Prezervativët janë përdorur që para Erës së Re.

Edhe stërgjyshërve tanë kujdeseshin për seksin e parrezikshëm. Sipas studiuesve, dëshmia më e hershme e mbrojtjes së penisit është gjetur te vizatimet në shpella. Në shpellën „Grotte des Combarrelles“ të Francës gjenden vizatime shkëmbore të një burri, i cili duket se përdor prezervativ. Mosha e këtyre vizatimeve është rreth 15 000 vjet.

Nuk është e qartë saktësisht si ishin prezervativët e moçëm, por është e rëndësishme të dihet se stërgjyshërit tanë kanë qenë mjaft të mençur dhe kanë praktikuar seks të parrezikshëm.

Prezervative prej pelhure

Prezervativët e parë që janë dokumentuar datojnë nga vitet e hershme të Erës së Re.

Ato përfaqësonin copë pëlhure të qepura me dorë. Disa prej këtyre prezervativëve mbulonin krejt penisin, të tjerë vetëm kokën e penisit. Prezervativët prej pëlhure fituan sërish popullaritet midis viteve 1400 dhe 1700.

Nuk jemi mjaft të sigurt sa komfort ka qenë përdorimi i këtyre lloj prezervativëve për partnerët apo sa të sigurt ishin kundër SST dhe shtatzënisë, por çdo shpikje e ka një fillim.

Prezervativë për Shën  Valentinin

Valentines Day

Sipas një studimi të bërë në vitin 2017, 68% të gjeneratës së Mileniumit të ri  pohojnë se bëjnë më shumë seks ditën e Shën Valentinit.  Studimi është bërë me mbi 3000 meshkuj e femra seksualisht aktivë, në moshë nga 18 deri 34 vjeçe.

Në disa shtete 14 shkurti është edhe Ditë kombëtare e prezervativit. Ironike, por dhe mjaft praktike, sepse sipas të dhënave të një studimi tjetër, ditën e të dashuruarve në çdo sekondë përdoren mesatarisht 87 prezervativë. Kjo është baraz me shifrën marramendëse 7 516 800 prezervativë të përdorur vetëm më 14 shkurt.

Prezervativët kanë afat skadence

Po, dihet, kur jeni në qejf, gjëja e parë që ju vjen ndërmend zor të jetë afati i skadencës. Por është e rëndësishme të dimë se prezervativët kanë afat skadence deri katër vjet. Kjo vlen me kusht se i mbani në vend të freskët e të thatë dhe jo të futur në xhepin e pasmë apo në kuletë.

Dy nuk është më shumë se një

Mos u gënjeni me këtë mit! Shumëkush beson se përdorimi i dy prezervativëve do të thotë mbrojtje dyfish më të mirë. Përdorimi i dy prezervativëve njëri mbi tjetrin NUK garanton mbrojtje shtesë. Madje e rrit riskun e grisjes së prezervativit dhe si pasojë edhe riskun e shtatzënisë së padëshiruar ose transmetimit të SST. Në vend të kësaj përqendrohuni te cilësia e produktit, te përdorimi i prezervativit të përmasës së drejtë dhe lubrifikimi i mirë.

Femrat bëjnë pothuajse gjysmën e blerjeve të prezervativëve

Kur bëhet fjala për shëndetin seksual, ngandonjëherë është më mirë të marrësh gjërat në duart e veta. Sipas të dhënave të fundit, 40% të prezervativëve u janë shitur femrave. Femrat proaktive marrin përgjegjësi për shëndetin e vet seksual dhe nuk lihen në duart e fatit. Ju lumtë, zonja!

Në qoftë se kërkoni fakte, mite dhe informacione të tjera interesante mbi temën e shëndetit seksual, vizitoni blogun tonë që sot!