8 GJËRA QE NUK I DINIT PËR BINJAKËT

Categories: Uncategorized @sq.
Translation Priorities: Optional.

Në kohërat e disa fiseve të lashta afrikane, binjakët shiheshin si një shpirt i vetëm me dy trupa. Nëse njëri vdes, tjetri nuk do të mbijetojë. Edhe pse tani ne e dimë që ky fakt nuk është i vërtetë – ka ende diçka kaq mbresëlënëse për binjakët dhe fëmijët e tjerë të shumëfishtë. Nëse dëshironi të mësoni disa fakte interesante shkencore për binjakët, lexoni më poshtë:

1. TË JESH SHTATZËNË ME DY FETUSE NUK DO TË THOTË QË JANË BINJAKË

Ekziston një gjendje jashtëzakonisht e rrallë e quajtur si “mbivendosje ose superfetim” ku një grua shtatzënë vazhdon të ovulojë dhe zhvillon një embrion tjetër që fekondohet më vonë. Sidoqoftë, fetusi i dytë lind para kohe ndërsa i pari lind në datën e caktuar.

2. BINJAKËT MUND TË KENË BABALLARË TË NDRYSHËM

Edhe pse është e rrallë, binjakët mund të kenë baballarë të ndryshëm! Mbivendosja heteropaterale ndodh kur një grua kryen marrëdhënie seksuale me më shumë se një burrë gjatë ovulacionit. Nëse spermatozoidet e ndryshme të meshkujve fekondojnë dy vezë të ndryshme – kjo rezulton në binjakë. Sidoqoftë, kjo është më e zakonshme tek kafshët sesa tek njerëzit.

3. BINJAKËT MUND TË FLASIN GJUHËN E TYRE

Nuk janë thjeshtë mërmëritje! Një studim i kryer nga Instituti i Gjuhësisë së Përgjithshme zbuloi se bebet binjake shpesh mësojnë dhe përdorin fjalorin e njëri-tjetrit. Studimi vlerëson se deri në 40 përqind e binjakëve krijojnë gjuhën e tyre personale.

4. NJË LIDHJE E PANDASHME

Po, është e vërtetë që binjakët mund të lidhen që kur jane fetusë, kjo është arsyeja pse ata kanë të ngjarë të jenë shumë të afërt.
Universiteti i Padovës zbuloi që fetuset që në javën e14-të filluan të shfaqnin dashuri fizike ndaj njëri-tjetrit. Studiuesit zbuluan se binjakët dukeshin sikur afroheshin, duke u prekur kokë më kokë dhe duke vendosur dorën në kokën e tjetrit. Në javën e 18-të, ata duket se fillojnë të shtrëngojnë më shpesh njëri-tjetrin dhe kanë në kontakt fizik të paktën 30% të kohës. Për më tepër, fetuset duket se janë shumë të kujdesshëm veçanërisht rreth syve të njëri tjetrit. Kjo ka të ngjarë sepse këto zona janë shumë delikate.

5. EKZISTON NJË “GJEN BINJAKËSH”

Gratë mund të trashëgojnë një gjen të caktuar që i lejon ato të ‘hiper-ovulojnë’ që do të thotë se ato prodhojnë vezë të shumta. Prandaj, ajo ka më shumë mundësi të ngjizë binjakë vëllazëror! Sidoqoftë, ato nuk janë identike dhe prodhohen nga dy vezë të ndryshme.
A keni menduar ndonjëherë pse binjakët kanë të ngjarë të kenë anëtarë të tjerë të familjes së tyre që janë binjakë? Kjo eshte arsyeja pse!
Po, ne e dimë se shtatzania me binjakë e ‘kalon një brez’. Sipas Neë York Times, kjo është për shkak se vetëm gratë mund të preken nga hiper-ovulimi, kështu që nëse ajo lind djem binjakë, ata nuk mund ta kenë gjenin pasi ato nuk ovulojnë. Sidoqoftë, ata mund ta trashëgojnë gjenin tek vajzat e tyre që munden të ngelen shtatzënë me binjakë. Në këtë mënyrë, “kalohet” një brez.

6. BINJAKËT MUND TË KENË RACA TË NDRYSHME

Edhe pse është e rrallë, është padyshim e mundur! Ju kujtohet kur thamë se binjakët mund të kenë baballarë të ndryshëm? Epo, nëse baballarët janë nga dy raca të ndryshme dhe secila prej tyre fekondojë vezën me spermë, fëmijët mund të jenë binjakë nga raca të ndryshme! Kjo njihet edhe si mbivendosje hetero-atërore.

7. Binjakët mund të kenë diferencë 5 vite

Sipas Telegrafit, ekzistojnë binjakë të lindur me 5 vite diferencë! Prindërit e binjakëve kishin probleme për të ngelur shtatzëne në mënyrë natyrale, kështu që provuan IVF (fekondimi in vitro – është një proces në të cilin vezët e një gruaje fekondohen jashtë trupit të saj dhe më pas futen në mitrën e saj). Nga ai kampion, vetëm dy embrione u fekonduan – çifti vendosi të ngrijë përsëri tre embrionet e tjera. Vite pasi lindi fëmija i tyre i parë, çifti vendosi të fekondojë embrionin tjetër duke rezultuar kështu në lindjen e binjakut.
Sidoqoftë, varet nga mënyra sesi e konceptoni termin “binjakë” pasi kjo teknikisht i referohet dy foshnjeve të lindura në të njëjtën kohë. Gjithsesi, Bristol Centre for Reproductive Medicine thotë se ato mund të konsiderohen si binjakë, pasi vinin nga i njëjta grumbull embrionesh të mbledhura nga i njëjti cikël trajtimi dhe prandaj kemi binjakë të lindur në periudha të ndryshme!

8. SI TI DALLONI BINJAKËT NGA NJËRI TJETRI

Shpesh, binjakët janë shumë identikë me njëri-tjetrin. Mënyra më e mirë për t’i dalluar bebet binjake është barku i tyre! Kërthiza nuk ka lidhje me gjenet e trashëguara pasi ajo është vetëm një shenjë e prerjes së kordonit umbelikal.
Një mënyrë tjetër për t’i dalluar ata nga njëri tjetri janë gjurmët e gishtërinjëve – por, jemi të sigurtë që kjo mënyrë do shumë kohë! Ato kanë gjurmë të ndryshme e gishtërinjëve edhe sepse kanë të njëjtën ADN-në, qëndrimi në zona të ndryshme në barkun e nënës mund të ndryshojë gjurmët e gishtërinjve të tyre dhe të shkaktojë kreshta dhe vija.